Federata Shqiptare e Tenisit

2023

Albania Open 2023 – TEJT shpall fituesit

Turneu ndërkombëtar “Albania Open – Tennis Europe Junior Tour” i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë për kategorinë U14 Vajza dhe Djem shpall fituesit. Fitues në kategorinë Djem/Singles u shpall Luka LUKOVAC nga Mali i Zi dhe finalist Marek SMEJCKY nga Çekia (4-6, 6-4, 6-3). Fituese në kategorinë Vajza/Singles u shpall Gloria LEVINSKY nga Çekia dhe finaliste Zoe HANDZO nga Sllovakia (6-0, 6-3). Fitues në kategorinë Djem/Doubles u shpallën Alexandros AVGERIS nga Greqia dhe Marek SMEJCKY nga Çekia dhe finalistë italianët Francesco CINGOLI dhe Nicola DI LORENZO (6-4, 6-4). Fituese në kategorinë Vajza/Doubles u shpallën Bianca FRANCESCONI dhe Francesca MASONI nga Italia dhe finaliste Zoe HANDZO nga Sllovakia dhe Learta MUHARREMI nga Kosova (7-5, 6-4). Edhe tenistët shqiptarë pjesëmarrës gjatë këtij turneu arritën disa ndeshje të fituara ku përmendim arritjen e Denis Gaba në Gjysmëfinalen Djem/Doubles, Anjel Hoxha dhe Ariel Sulovari në Gjysmëfinalen Vajza/Doubles, Denis Gaba dhe Arbër Dano në Çerekfinalen Djem/Singles, Ares Ferhati dhe Arbër Dano në Çerekfinalen Djem/Doubles. Drejtor i këtij turneu ndërkombëtar ishte Albi Sulo dhe kryegjyqtar Çetin Kesic. I urojmë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve!

Albania Open 2023 – TEJT shpall fituesit Read More »

J30 Peja Open 2023, Gresi Bajri shpallet finaliste

Gresi Bajri shpallet finaliste e turneut ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors “J30 Peja Open 2023”, që u zhvillua në Pejë, Kosovë. Bajri kaloi në finale të këtij turneu pas fitores me rezultatin 6-3, 3-6, 6-2 ndaj tenistes romune Gloria Pop, por nuk ka arritur të mposhtë kundërshtaren e saj në finale, Alexandra Panagiotidou nga Greqia ,duke u shpallur kështu finaliste për Vajza/Singles. Urime Gresit dhe suksese në turnetë në vazhdim!

J30 Peja Open 2023, Gresi Bajri shpallet finaliste Read More »

“National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” shpall fituesit

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Damyan AVRAMOVSKI nga Bullgaria pas finales me rezultatin 6-4, 6-2 ndaj bullgarit Kamen IVANOV. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall Mikaella DE HERT nga Belgjika në finale me rezultatin 2-6, 6-1,10-6 ndaj Raya MARKOVA nga Bullgaria. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja nga Bullgaria, Damyan Avramovski dhe Kamen Ivanov me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj tenistëve Arbër Dano nga Shqipëria dhe Erion Prizreni nga Kosova. Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja Mikaella DE HERT nga Belgjika dhe Elena TARASIADI nga Greqia me rezultatin 0-6, 6-2, 10-7 ndaj Ilina ILIEVA dhe Raya MARKOVA nga Bullgaria. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

“National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” shpall fituesit Read More »

National Sport Park Open TEJT, Arbër Dano shpallet finalist

Tenisti shqiptar Arbër Dano shpallet finalist i turneut ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Arbër Dano së bashku me bashkëlojtarin nga Kosova Erion Prizreni, mundën me rezultatin 6-2,6-4 tenistët Martin Bushati dhe Edon Ademi nga Mali i Zi. Dano nuk arriti të fitojë në finalen Doubles/Djem kundër dyshes nga Bullgaria, Damyan Avramovski dhe Kamen Ivanov, duke u shpallur kështu finalist i këtij turneu ndërkombëtar. I urojmë shumë suksese në vijim dhe fitore të tjera!

National Sport Park Open TEJT, Arbër Dano shpallet finalist Read More »

J30 Peja Open 2023, Rea Qinami kalon në Çerekfinale

Rea Qinami kalon në Çerekfinale Vajza/Doubles të turneut ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors “J30 Peja Open 2023” që po zhvillohet në Kosovë. Tenistja shqiptare Rea Qinami së bashku me bashkëlojtaren nga Kosova, Forta Morina arritën të mposhtin dyshen gjermane Daria Barsukov dhe Lina Vor. I urojmë shumë suksese në vazhdim sot çerekfinale të këtij turneu ndërkombëtar!

J30 Peja Open 2023, Rea Qinami kalon në Çerekfinale Read More »

Eminent Podgorica U12 Tennis Europe – Anjel Hoxha në gjysmëfinale doubles

Anjel Hoxha në gjysmëfinale doubles të turneut ndërkombëtar “Eminent Podgorica U12 Tennis Europe” në Mal të Zi. Nga ekipi shqiptar U12 vajza po spikat Anjel Hoxha me 4 fitore në 5 ndeshje të luajtuara, ku në raundin e parë Vajza/Singles mundi me rezultatin 6-2, 6-4 tenisten Aiyari Kuanshaliyeva nga Kazakistani, duke pësuar një humbje me rezultatin 7-5, 3-6, 3-10 ndaj tenistes malazeze Iva Camaj, për të vazhduar me fitore në raundin e tretë me rezultatin 6-0, 6-4 ndaj Natasza Kleszcz nga Polonia. Në përballjet Doubles Anjel Hoxha së bashku me kolegen armene Margarita Ter-Grigoryan fitoi ndaj dyshes Stasa Globarevic nga Mali i Zi dhe Eliza Murtezani nga Maqedonia e Veriut, po ashtu edhe ndaj dyshes tjetër nga Kosova Diella Latifaj dhe Reina Selmanaj me rezultatin 6-3, 6-2. Sot në gjysmëfinalen doubles për vajza, Anjel Hoxha do të përballet me Maria Petrache Bozu nga Rumania dhe Maria Prokopenko. I urojmë shumë suksese në vijim!

Eminent Podgorica U12 Tennis Europe – Anjel Hoxha në gjysmëfinale doubles Read More »

“Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe” Arbër Dano dhe Ares Ferhati

Arbër Dano dhe Ares Ferhati shënojnë edhe 2 ndeshje të fituara në turneun ndërkombëtar “Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe” në Mal të Zi për kategorinë U12. Arbër Dano fitoi me rezultatin 6-4, 6-4 ndaj tenistit kroat Kai Grimson. Ares Ferhati fitoi me rezultatin 6-0, 6-2 ndaj tenistit Luka Gulam nga Kroacia. I urojmë suksese në turnetë në vijim tenistëve tanë!

“Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe” Arbër Dano dhe Ares Ferhati Read More »

Anjel Hoxha ka fituar 2 përballjet e para në “Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe”

Tenistja shqiptare Anjel Hoxha ka fituar 2 përballjet e para në turneun ndërkombëtar “Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe” që po zhvillohet në Mal të Zi për kategorinë U12 Vajza në Singles. Anjel ka mundur në raundin e parë me rezultatin 6-2, 6-4 tenisten Martina Karadzic nga Mali i Zi. Ndërsa në raundin e dytë ka mundur me rezultatin 6-2, 6-2 tenisten nga Serbia, Mila Nikolic. Sot ajo do të ndeshet me kundërshtaren e rradhës, Eva Kozlova. I urojmë shumë fat tenistes sonë në vijim të këtij turneu të rëndësishëm U12. Po në këtë turne janë shënuar edhe fitore nga djemtë U12, ku Arbër Dano ka fituar me rezultatin 6-2, 6-4 ndaj tenistit malazez Luka Milickovic, dhe Ares Ferhati ka fituar me rezultatin 6-2, 3-6, 12-10 ndaj tenistit turk Berke Viter. Pjesëmarrëse në këtë turne sfidues janë edhe tenistet shqiptare Glora Bushati dhe Reisi Sukaj. Suksese ekipit shqiptar U12 dhe sa më shumë fitore të tjera!

Anjel Hoxha ka fituar 2 përballjet e para në “Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe” Read More »

Ariel Sulovari shënon fitoren e parë në “Eminent Open 2023” U14

Tenistja shqiptare Ariel Sulovari shënon fitoren e parë në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “Eminent Open 2023” për kategorinë U14 Vajza Singles që po zhvillohet gjatë kësaj jave në Podgoricë të Malit të Zi. Ariel Sulovari ka mundur me rezultatin 6-4, 6-2 kundërshtaren e saj në këtë përballje, tenisten Ljubica Celebic nga Mali i Zi. I urojmë sukese Arielit në vijim!

Ariel Sulovari shënon fitoren e parë në “Eminent Open 2023” U14 Read More »

Ekipi kombëtar i Djemve në Davis Cup 2023

Ekipi kombëtar i Djemve në Davis Cup 2023. ️Nga data 18 Korrik deri dje ekipi kombëtar i djemve i kategorisë së të rriturve është grumbulluar në Ulqin të Malit të Zi, në Klubin e Tenisit “Bellevue” si parapërgatitje për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror Ekipor të Meshkujve “2023 Davis Cup Europe Group IV” që fillon sot deri më 29 Korrik 2023 në Ulqin, Mal i Zi. Shqipëria ndodhet në grupin IV, Pool B, së bashku me: Islandën, Azerbajxhanin dhe Kosovën. Sot Shqipëria do të përballet me Islandën. Ekipi kombëtar shqiptar përbëhet nga tenistët: Mario Zili (kapiten/lojtar), Martin Muedini, Nermin Hoxhiç dhe Arbër Sulstarova. I urojmë shumë suksese ekipit tonë në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ekipi kombëtar i Djemve në Davis Cup 2023 Read More »