Federata Shqiptare e Tenisit

2021

Përfundon turneu “ALBANIAN BOWL 2021 – U10, U14” me disa fitues

Turneu “ALBANIAN BOWL 2021 – U10, U14” që u mbajt në Shkodër në datat 23-24 Tetor, përfundoi pas një sërë përballjesh të forta. Në kategorinë U10 orange djem fitues rezultoi Martin BUSHATI, ndërsa në kategorinë U10 green djem u shpall fitues Arbër DANO pas një përballje me Ares FERHATI (4-0,2-4,10-6). Gjithashtu në kategorinë U10 green vajza fituese u shpall Iva CAMAJ e cila mundi Anjel HOXHA me rezultatin 0-4,4-3,10-7. Në kategorinë U14 djem, me rezultatin 6-0,6-4 fitues doli Salidin RAMA  kundrejt Kledi GABA. Në kategorinë U14 vajza, fituese rezultoi Ena DOBRKOVIC kundër Melinda MISLIMI me rezultatin 6-2,6-1. (Tetor 2021)

Përfundon turneu “ALBANIAN BOWL 2021 – U10, U14” me disa fitues Read More »

Federata sponsorizon grumbullimin dhe trajnimin e ekipit kombëtar të djemve all inclusive përpara Davis Cup

Federata Shqiptare e Tenisit ka mundesuar per lojtaret e kombetares se meshkujve, grumbullimin, trajnimin edhe trajtimin e duhur te ekipit kombetar ne qendren kombetare te tenisit ne Shqiperi, National Sport-Park Resort. Ne kete periudhe perpos stervitjes taktike, fizike edhe mentale para kompetitore eshte siguruar edhe qendrimi (All inclusive) ne kushtet e duhura te ketyre lojtareve. Fotot e meposhtme jane disa caste te lojtareve edhe stafit qe kontribuan maksimalisht ne kete proces. Sot eshtë hedhur shorti për ndeshjet e kampionatit ekipor botëror të tenisit për meshkuj, Davis Cup, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në Shkup në datat 22-26 Qershor 2021. Ekipi ynë kombëtar do të ndeshet në grupin A së bashku me kombëtaret e Malit të Zi, Armenisë dhe Azerbajxhanit. Dy më të mirët në çdo grup do të promovohen në Grupin III të Evropës në 2022. Si rrjedhoje e lojtarit te ri premtues te kombetares shqiptare Daniel Ostap edhe formes shume te mire fizike krahasuar me heret e meparshme te Elbi Mjeshtri, Martin Muedini edhe Arbër Sulstarova, kombetarja shqiptare e meshkujve pret nje rezultat tejet pozitiv kete kampionat boteror ne tenis. (Qershor 2021)

Federata sponsorizon grumbullimin dhe trajnimin e ekipit kombëtar të djemve all inclusive përpara Davis Cup Read More »

Ekipi kombëtar  i vajzave e ka mbyllur me fitore pjesëmarrjen e parë në BJK Cup

Ekipi kombëtar  i vajzave e ka mbyllur me fitore pjesëmarrjen e parë në kampionatin botëror të tenisit “Billie Jean King Cup” që u zhvillua në datat 15-19 Qershor në Vilnius të Lituanisë. Ekipi ynë i përbërë nga Gresi BAJRI (C),  Kristal DULE,  Juna DANI, Brunilda MRRUKU dhe  Rea QINAMI arriti të fitojë ndaj ekipit të vajzave nga Ruanda me rezultatin e thellë 3:0. Me përvojën e fituar, ky ekip premton që do të bëjë një paraqitje shumë më të mirë në të ardhmen duke synuar kalimin e grupit dhe renditjen midis 80 më të mirëve në botë. (Qershor 2021)

Ekipi kombëtar  i vajzave e ka mbyllur me fitore pjesëmarrjen e parë në BJK Cup Read More »

“Tenis Korça” dhe FSHT organizojnë “Korça Open 2021”

U zhvillua në datat 29 – 30 Maj 2021 në fushat e Parkut Olimpik në qytetin e Korçës Turneu “Korça Open 2021”, një organizim i “Tenis Korça” dhe FSHT. Në turne ishin të pranishëm 38 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit nga i gjithë vendi që garuan në kategoritë U18, U16, U10, U9 dhe U7. Në përfundim të turnet vendin e parë në U18 për djem e meritoi Skerdi HASA i cili mposhti në finale, tenistin Joan KOTI me rezultatin 6-2, 6-1. Vendin e parë në U16 për vajza e meritoi Amina XHAFERRI, vendin e dytë, , dhe vendin e tretë Lidia METHASANI. Vendin e parë në U16 për djem e meritoi Eno Hasa i Tenis Teuta, i cili mposhti në një ndeshje shumë të luftuar Dhimitër MINDILI me rezultatin 6-4, 2,6,10/8. Vendin e parë në U10 për vajza e meritoi Sofi Kita, vendin e dytë, Alisa KRISTO dhe vendin e tretë, Stela MIHALLARI. Vendin e parë në U10 për djem e meritoi Arbër DANO, vendin e dytë Ares FERHATI dhe në vendin e tretë u rendit Gabriel BODE. Ndeshjet e kësaj kategorie u zhvilluan me sistemin Round Robin. Për vendin e parë në U9 për vajza u ndeshën Vivien JORGONI e cila mposhti në finale tenisten Debora TRESKA. Vendin e parë në U10 për djem e meritoi Martin BUSHATI, vendin e dytë Majk QERAMIXHI dhe në vendin e tretë u rendit Mikael QERAMIXHI. Ndeshjet e kësaj kategorie u zhvilluan me sistemin Round Robin. Një garë interesante u zhvillua tek U7 për djem, ku më të vegjlit garuan me sistemin Round Robin. Në përfundim, fitues doli Jonis GABA, i ndjekur nga Kleis ROTA dhe Milan KRYEZIU. Ky event u organizua nën udhëheqjen e drejtorit të TUR eut z. Ervin ROTA dhe gjyqtarit të turneut z. Aiger SULO . (Maj 2021)

“Tenis Korça” dhe FSHT organizojnë “Korça Open 2021” Read More »

“J5 Tirana Open U18” me 54 djem dhe 51 vajza të kombësive të ndryshme në Tiranë

Një javë tjetër e ngjeshur në  National Sport Park në Turneun  “J5 Tirana Open U18” të organizuar nga ITF dhe Federata Shqiptare e Tenisit ku morën pjesë 54 djem dhe 51 vajza të kombësive të ndryshme. Në Kategorinë single për djem fitues i turneut u meritua nga Vit KALINA (CZE) që mposhti në finale Dimitris PALIOURAS (GRE) me rezultatin 6-3, 6-3. Në Kategorinë single për vajza fitues i turneut u meritua nga Anastasiia FIRMAN (UKR) e cila mposhti në finale  Jana STOJANOVA (BUL) me rezultatin 1-6, 7-6(5), 7-5. Në Kategorinë e ndeshjeve dyshe për djem fitues i turneut u meritua nga dyshja Petr, BRUNCLIK (CZE) / Vit, KALINA (CZE) që mposhti pas një ndeshje shumë të luftuar me rezultatin 7-5, 0-6 [10-6], dyshen e djemve Milo GAZIVODA (MNE), Ivan SODAN (CRO). Në Kategorinë e ndeshjeve dyshe për vajza fitues i turneut u meritua nga dyshja Yuna, KADOVAKI (JPN),  Jana, STOJANOVA (BUL) që mposhti në finale, dyshen e vajzave Gresi BAJRI (ALB) dhe Iva DANEVA (MKD) me rezultatin 1:6, 0:6. Turneu u zhvillua duke respektuar të gjitha protokollet sanitare për mospërhapjen e Covid-19. (Maj 2021)

“J5 Tirana Open U18” me 54 djem dhe 51 vajza të kombësive të ndryshme në Tiranë Read More »

Shpallen fituesit e turneut “Durrësi Open” ROG U10, U12 dhe U14

Pas grumbullimit të lojtarëve më të mirë të moshave të ndryshme, sezoni i këtij viti filloi sipas kalendarit me një sërë turnesh. Turneu i Pranverës për të rritur u zhvillua më 24 – 26 Prill, në finale të të cilit fitoi Martin Muedini i klubit “Tenis Tirana” ndaj Arbër Sulstarova i po këtij klubi. Gjithashtu në ndeshjet për femra, ky turne u fitua nga Gresi Bajri e klubit “Shkodra Tennis Club” ndaj Juna Danit e të njëjtit klub. Tuneu i Pranverës u pasua nga turneu “Durrësi Open” për moshat ROG U10, U12 dhe U14. Turneu u zhvillua në datat 1 dhe 2 Maj, i organizuar në mënyrë shumë të bukur, në të cilin u dhanë këto rezultate. Për moshën U7, në finale doli fitues Milan Kryeziu i klubit “Tennis Eralb Club”, i ndjekur nga Kleis Rota i klubit “Tenis Korça”. Për moshën U10 Femra, fituese rezultoi Anjel Hoxha e klubit “Tennis Plus E&M”, duke fituar të gjitha ndeshjet e kësaj kategorie dhe duke lënë në vend të dytë Vivien Jargoni të po këtij klubi. Për moshën U10 Meshkuj, në finale doli Ares Ferhati dhe Ditan Mulliçi, të dy të klubit “Tennis Eralb Club” ku fitues me rezultatin 2-0 (4:2,4:2) arriti të dalë Ares Ferhati. Për moshën U12 Femra, fituese u shpall Emili Bilali, e cila fitoi me rezultatin 6:3/6:1 ndaj Enki Hyseni, të dyja të klubit “Shkodra Tennis Club”. Për moshën U12 Meshkuj, fitues rezultoi Alex Prifti i klubit “Tennis Plus E&M”, i cili në finale mundi Ares Ferhatin e klubit “Tennis Eralb Club” me rezultatin 2-0 (6:1/6:1). Për moshën U14 Femra, Emili Bilali e “Shkodra Tennis Club” fitoi në finale ndaj Kejsi Kalushi të klubit “Tennis Plus E&M” me rezultatin 2-1 (4:6/ 6:3 [10:7]). Në finale të U14 Meshkuj , fitues me rezultat 6:1/6:0 u shpall Danjel Methasani i “Tennis Plus E&M” ngaj Kledi Gaba i “Tennis Eralb Club”. Vlen të theksohet masiviteti i pjesëmarrjes nga sportistë nga të gjitha rrethet dhe organizimi i bukur i këtij aktiviteti. (Maj 2021)

Shpallen fituesit e turneut “Durrësi Open” ROG U10, U12 dhe U14 Read More »