Shpallen fituesit e Turneut botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J30 Tirana, për grupmoshën U18, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme të botës, si: Francë, Itali, Australi, Suedi, Estoni, Brazil, SHBA etj. por edhe tenistë shqiptarë si Joan Sura, Rea Qinami, Enian Mehmeti, Damian Methasani, Tedi Teferiçi.
Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Daniel Aleksandar Amarandei nga Italia ndaj finalistit Egemen Karaman nga Turqia me rezultatin 6-4, 6-2.
Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Tea Kovacevic nga Bosnje-Hercegovina me rezultatin 6-0, 6-0 ndaj tenistes greke Despoina Koskina.
Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën tenistët Eduardo De Benedictis Andreta nga Brazili dhe Pratyaksh XXX nga India me rezultatin 6-4, 6-4 ndaj dyshes Daniel Aleksandar Amarandei nga Italia dhe Shixun Zhu nga Kina.
Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën tenistet greke Despoina Koskina dhe Lydia Panagiotidou me rezultatin 7-6(6),6-1 ndaj Elise Lesigne dhe Lison Tapin nga Franca.
Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës!