Tenisti shqiptar Joan Sura ka kaluar roundin e parë të turneut ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2024’ J30 Shkodër, që po zhvillohet në Adriatic Tennis Park në Shkodër.
Joani mundi me rezultatin 6-0, 6-1 tenistin Kan Musabegovic nga Bosnje Hercegovina duke kaluar kështu në raundin e dytë ku do të përballet me Jan Smrcka nga Gjermania.
Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Gjermania, Itali, Brazil, Spanjë etj. dhe tenistë shqiptarë.
Ndër tenistët shqiptarë përmendim: Anatereza Guli, Joan Sura dhe Rea Qinami.
I urojmë suksese Joanit në vazhdim dhe të gjithë tenistëve të tjerë pjesëmarrës!