Federata Shqiptare e Tenisit

Rea Qinami në Gjysmëfinale të J30 Peja Open ITF WTT Juniors

Rea Qinami arrin në Gjysmëfinale Doubles të turneut ndërkombëtar J30 Peja Open ITF World Tennis Tour Juniors që po zhvillohet në Kosovë.

Rea gjatë këtij kompeticioni arriti deri në çerekfinale të përballjeve Singles pasi mundi me rezultatin 6-1, 6-0 tenisten Andrra Byçi nga Kosova dhe më pas tenisten Deniz Cakil nga Turqia me rezultatin 7-6, (8-6), 6-3.

Ndërsa në përballjet Doubles Rea Qinami së bashku me partneren turke Deniz Cakil fituan kundër Milana Rasan-Buha nga Kroacia dhe Sim Sipahioglu nga Turqia me rezultatin 6-3, 6-3, ndërsa në çerekfinale mposhtën dyshen Yasemin Pehlivan nga Turqia dhe Vanya Virmani nga Kanadaja me rezultatin 6-3, 6-0, duke siguruar kështu Gjysmëfinalen.

Urojmë tenisten tonë Rea Qinami për përfaqësimin dinjitoz në këtë kompeticion ndërkombëtar!

Ndaje me miq