Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.
Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Damyan AVRAMOVSKI nga Bullgaria pas finales me rezultatin 6-4, 6-2 ndaj bullgarit Kamen IVANOV.
Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall Mikaella DE HERT nga Belgjika në finale me rezultatin 2-6, 6-1,10-6 ndaj Raya MARKOVA nga Bullgaria.
Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja nga Bullgaria, Damyan Avramovski dhe Kamen Ivanov me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj tenistëve Arbër Dano nga Shqipëria dhe Erion Prizreni nga Kosova.
Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja Mikaella DE HERT nga Belgjika dhe Elena TARASIADI nga Greqia me rezultatin 0-6, 6-2, 10-7 ndaj Ilina ILIEVA dhe Raya MARKOVA nga Bullgaria.
I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!