Në Qendrën Kombëtare të Tenisit në NSP, përfundoi Turneu më i rëndësishëm për të Rritur MASTERS 2019 (Meshkuj/Femra). Pas një lufte të fortë sportive, turneu u fitua nga Mario Zili i cili mundi Genajd Shyphejan me rezultatin 2-1. Ndërsa për femra, Gresi Bajri mundi me rezultatin 2-0 Brunilda Mrrukun. Turneu mbarte një çmim prej 1500 dollarësh, ku fituesit meshkuj dhe femra ndanë nga 500 dollarë secili, ndërsa finalistët nga 250 dollarë.
(Dhjetor 2019)