Federata Shqiptare e Tenisit

Lojtarët shqiptarë të U14 në “Montenegro Cup 2024 – Tennis Europe Junior Tour”

Lojtarët shqiptarë të U14, Ares Ferhati, Arbër Dano, Alex Prifti, Anjel Hoxha dhe Glora Bushati po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Montenegro Cup 2024 – Tennis Europe Junior Tour” që po zhvillohet gjatë kësaj jave në Nikshiq të Malit të Zi.
Rezultatet e para kanë ardhur nga Arbër Dano dhe Alex Prifti të cilët kaluan në roundin e dytë të këtij turneu në përballjet Singles.
Gjithashtu Ares Ferhati arrin në Gjysmëfinale në përballjet Doubles.
I urojmë shumë suksese në vazhdim lojtarëve tanë!

Ndaje me miq