Federata Shqiptare e Tenisit

ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J60 Tirana

Përfundon me sukses turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘NSP Open 2024’, J60 Tirana, që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Simone Massellani nga Italia me rezultatin 6-3,6-0 ndaj finalistit italian Marco Bavaro.

Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja çeke Klara Blazkova me rezultatin 6-2, 6-2 dhe finaliste Fangyu Shang nga Kina.

Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja e tenistëve grek Odysseas Geladaris dhe Georgios Mitalas me rezultatin 6-1, 7-5 ndaj dyshes italiane Daniel Aleksandar Amarandei dhe Simone Massellani.

Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja Marie Benmouyal Sofia Mortensen nga Danimarka, me rezultatin 6-3, 6-4 ndaj dyshes Ena Ilic nga Serbia dhe Andrea Lola Popovic nga Franca.

I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Ndaje me miq