Federata Shqiptare e Tenisit

ITF World Tennis Tour Juniors ‘Albania Open 2024’, J60 Tirana shpall fituesit

Përfundon me sukses turneu botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Albania Open 2024’, J60 Tirana, që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Odysseas Geladaris nga Greqia me rezultatin 6-3,6-3 ndaj finalistit çek Jakub Vrtilka.

Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall tenistja serbe Anastasija Cvetkovic me rezultatin 6-0, 6-4 dhe finaliste Klara Blazkova nga Çekia.

Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja e tenistëve grek Odysseas Geladaris dhe Georgios Mitalas me rezultatin 6-3, 4-6, 10-4 ndaj dyshes çeke Jan Froehlich dhe Max Frohlich.

Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja Emily Victoria Eigelsbach nga Australia dhe Ellen Hirschia nga Gjermania me rezultatin 7-6(5), 6-2, ndaj dyshes Alexandra Bayuschenko dhe Klara Blazkova nga Çekia.

I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve!

Ndaje me miq