Tenistja jonë kampione Gresi Bajri u përzgjodh si sportistja të cilës do t’i dorëzohej flamuri kombëtar shqiptar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit zj.Evis Kushi në ceremoninë e dorëzimit të flamurit kombëtar për ekipin shqiptar në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Kjo ceremoni u zhvillua në prani të Presidentit të KOKSH z.Fidel Ylli, Kryetarit të Bashkisë Tiranë z.Erjon Veliaj, Presidentit të FSHT z.Ferdinand Sulo, Shefit të Misionit Diplomatik të Algjerisë z.Ridha Nebais, zv/Kryetarit të MAS z.Endrit Hoxha, Sekretarit të Përgjithshëm të FSHT z.Klaus Bardeli, Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH z.Gerti Shima, përfaqësuesve të të gjitha federatave dhe sportistëve pjesëmarrës.
Lojërat Mesdhetare Oran 2022 do të zhvillohen në datat 25 Qershor – 6 Korrik 2022.
Në këtë eveniment do të marrin pjesë tenistët shqiptar: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Martin Muedini.
I urojmë shumë suksese në përfaqësimin e ngjyrave të kombit tonë në eventin më të madh sportiv mesdhetar.