Gresi Bajri gjysmëfinaliste në turneun ndërkombëtar “ITF J60 Siroki Brijeg Open” për kategorinë U18 në Bosnje Hercegovinë.
Bajri arrin të mposhtë në çerekfinale kundërshtaren e saj nga Suedia Zoe Kaegi me rezultatin 6-4, 6-7, 6-1 dhe kalon në gjysmëfinale të këtij kompeticioni të fortë.
Gjithashtu Gresi Bajri kalon në gjysmëfinale edhe në kategorinë Girls Doubles pasi ajo dhe Iva Daneva nga Maqedonia e Veriut fitojnë me rezultatin 3-6, 6-2,10-8 ndaj dyshes Maria Ivankovic nga Kroacia dhe Asja Salkanovic nga Bosnje Hercegovina.
Edhe pse nuk arrin dot finalen në Singles pasi mundet nga tenistja Polina Kaibekova, megjithatë loja e Gresi Bajrit përgjatë këtij turneu ishte e admirueshme!
Falenderojmë Gresin për përfaqësimin dinjitoz që i bën kombit tonë në çdo aktivitet tenisi. Suksese të tjera!