Ekipi kombëtar shqiptar i tenisit për Kategorinë U12 dhe U14 ka filluar sot programin “ITF/Tennis Europe 14&Under Development Championships and 12&U Training Camp 2022” Antalya.
Kampi i trajnimit për kategorinë U12 si dhe Kampionati Zhvillimor i kategorisë U14 do të zgjasë dy javë, në të cilat tenistët shqiptarë të këtyre moshave do të na përfaqësojnë.
Konkretisht për Kategorinë U12 tenistët:
Anjel Hoxha, Alex Prifti dhe Ares Ferhati.
Me trajnerë supervizorë Elda Vukatana dhe Maksim Prifti.
Ndërsa për Kategorinë U14 tenistët:
Emili Bilali, Enki Hyseni, Kledi Gaba dhe Damian Methasani.
Me trajner supervizor Tedi Kaso.
I urojmë shumë suksese tenistëve tanë të vegjël!
(Shkurt 2022)