Federata Shqiptare e Tenisit

Turne

Martin Bushati në finale të “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles”

Martin BUSHATI arrin në finale të kampionatit “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles” që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Tenisti shqiptar Martin BUSHATI së bashku me bashkëlojtarin nga Mali i Zi, Matija STANKOVIC fituan me rezultatin 7-6(4), 6-3 në përballje me dyshen Bogdan-Vasile CARAUS nga Moldavia dhe Javid MAMMADLI nga Azerbajxhani. Kjo fitore i siguroi kalimin në finale të këtij kampionati ku do të përballen me Giorgi KINTSURASHVILI nga Gjeorgjia dhe Berke VITER nga Turqia. I urojmë fitore dhe suksese të tjera Martinit!

Martin Bushati në finale të “ITF/Tennis Europe 12&U Development Championships – Boys Doubles” Read More »

Turneu i Pranverës 2024 shpall fituesit

Turneu i Pranverës shpall fituesit. Anxhela Karameno shpallet fituese në kategorinë Të rritur Vajza me rezultatin 7-5, 5-7, 10/8 dhe finaliste Alisia Guri. Martin Muhedini shpallet fitues në kategorinë Të rritur Djem me rezultatin 6-3, 6-4 dhe finalist Kledi Gaba. Falenderojmë organizatorët “Tennis Eralb Club” dhe gjyqtarin e turneut Kleid Vora të cilët në bashkëpunim me FSHT realizuan këtë turne në Qendrën Kombëtare të Tenisit, Tiranë (National Sport Park). Vlen të theksohet pjesëmarrja e gjerë e 40 lojtarëve Të rritur djem dhe vajza në një ambjent festiv të këtij turneu të përvitshëm.

Turneu i Pranverës 2024 shpall fituesit Read More »

Denis Gaba në Mouratoglou Academy!

Denis Gaba në Mouratoglou Academy! Si rrjedhojë e bashkëpunimit të suksesshëm mes FSHT, Tennis Europe dhe Mouratoglou Academy u arrit që tenisti i talentuar Denis Gaba të jetë pjesë e një trajnimi intensiv një javor me trajnerët më të mirë të Akademisë Mouratoglou, me akomodim të plotë të përfshirë. Pjesëmarrja në këtë trajnim do të jetë tejet frytdhënëse për lojtarin tonë dhe përfaqësimin që do të bëjë në turnetë ndërkombëtar për Federatën Shqiptare të Tenisit.

Denis Gaba në Mouratoglou Academy! Read More »

Anjel Hoxha dhe Enki Hyseni në çerekfinale Doubles në ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship

ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship week 1: Në përballjet dyshe Femra, tenistet shqiptare Anjel HOXHA dhe Enki HYSENI arritën të kalojnë në çerekfinale pasi mundën dyshen nga Armenia, Maria AZIZYAN dhe Gayane BZNUNI me rezultatin 4-6, 6-2, 10-6. Ndërsa në çerekfinale ato do të ndeshen me dyshen nga Turqia, Ayse BAL dhe Ecrin Lal YAVUZ. I urojmë suksese vajzave shqiptare!

Anjel Hoxha dhe Enki Hyseni në çerekfinale Doubles në ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship Read More »

Alex Prifti në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship

Alex PRIFTI arrin në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship week 1. Tenisti shqiptar Alex PRIFTI mundi kundërshtarin e tij nga Armenia Khachatur AVETISYAN me rezultatin 6-0, 4-6, 6-1. Kjo i siguroi kalimin në çerekfinale të këtij kampionati ku do të përballet me tenistin Zuka KACHEISHVILI nga Gjeorgjia. I urojmë shumë fat Alexit dhe suksese në vazhdim!

Alex Prifti në çerekfinale të ITF/Tennis Europe 14&U Development Championship Read More »

“Adriatic Winter Cup 2024” me kategorinë ROG dhe U14

Është përbyllur turneu “Adriatic Winter Cup 2024” me kategorinë ROG dhe U14 të mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 24-25 Shkurt 2024, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Rreth 52 pjesëmarrës ishin në këtë turne përveç nga Shqipëria ishin edhe nga Kosova e Mali i Zi. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U14 VAJZA Eva Angelina Radoman Jana Pesic U14 DJEM Ares Ferhati Heron Ajeti RED VAJZA Helia Hysaj Moana Tola RED DJEM Yll Karakashi Abel Curraj ORANGE VAJZA Guendalita Sterkaj Asia Mavriq ORANGE DJEM Matija Zivanovic Amri Sulejmani GREEN VAJZA Lena Raonic Filimona Radoman GREEN DJEM Kleis Rrota Dasli Kotrri Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

“Adriatic Winter Cup 2024” me kategorinë ROG dhe U14 Read More »

“Adriatic Winter Cup 2024” për kategoritë U12 dhe U18

Ka përfunduar turneu “Adriatic Winter Cup 2024” për kategoritë U12 dhe U18 të mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 17-18 Shkurt, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Turneut i shtohet edhe më shumë rëndësia me pjesëmarrjen e tenistëve përveç nga Shqipëria edhe nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut. Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U12 VAJZAT Lina Rexha Eliza Murtezani U12 DJEMT Edon Ademi Floid Kaso U18 VAJZAT Anatereza Guli Anjel Hoxha U18 DJEMT Denis Gaba Belmin Sabovic Urime dhe suksese të gjithë tenistëve!

“Adriatic Winter Cup 2024” për kategoritë U12 dhe U18 Read More »

Masters 2023 – Të rritur – Fitues Kledi Gaba

“Masters 2023 – Të rritur” ishte turneu i rradhës i organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë, si bashkëpunim i NSP Eralb Club dhe Federatës Shqiptare të Tenisit, i cili përballi më të mirët e kategorisë së të rriturve. Fitues i këtij turneu u shpall Kledi Gaba me rezultatin 7-5 në finale ndaj finalistit Denis Gaba. I urojmë suksese të gjithëve!

Masters 2023 – Të rritur – Fitues Kledi Gaba Read More »

Ekipi “National Sport Park Club” shpallet fitues i Kampionatit Kombëtar Ekipor 2023

Klubet e tenisit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u përballën këto ditë mes tyre në Kampionatin Kombëtar Ekipor që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Ekipi i Tiranës “National Sport Park Club” fitoi në finale me ekipin e Durrësit “Tennis Plus Club” me rezultatet si më poshtë: • Në përballjet Singles Denis Gaba – Tedi Teferiçi 6:3, 6:2 Kledi Gaba – Damian Methasani 7:6(4), 6:2 • Në përballjen Doubles Tedi Kaso & Denis Gaba – Tedi Teferiçi & Damian Methasani (RET.) Ekipi i Tiranës “National Sport Park Club” përbëhej nga lojtarët: Kledi Gaba, Denis Gaba,Tedi Kaso dhe Albi Sulo ndërsa ekipi i Durrësit “Tennis Plus Club” përbëhej nga lojtarët: Tedi Teferiçi, Damian Methasani, Eris Sinani dhe Maksi Prifti. Falenderojmë të gjithë ekipet pjesëmarrëse dhe urime fituesve!

Ekipi “National Sport Park Club” shpallet fitues i Kampionatit Kombëtar Ekipor 2023 Read More »