Federata Shqiptare e Tenisit

Turne

Turneu botëror U-18, Tirana Open, në Qendrën Kombëtare të Tenisit

Fituesit e turneut boteror te tenisit U – 18, Tirana Open, ne Qendren Kombetare te Tenisit , ne National Sport Park Resort. Perfundoi turneu boteror i tenisit U – 18, ne menyren me te bukur ne Qendren Kombetare te Tenisit, ne National Sport Park Resort. Moren pjese mbi 90 teniste nga gjithe bota, te cilet demostruan nje nivel mjaft te larte si per meshkuj e per femra. Vendin e pare per meshkuj e fitoi britaniku Sam Bossem, i cili mundi Konstantinos Raptis nga Greqia me rezultatin 2 me 0. Per femra vendin e pare e fitoi Nikol Palecek nga Serbia ndaj Zdena Safarova nga Cekia, me rezultatin 2 me 0. Ne doubles, dyshja britanike, Sam Bossem dhe Daniel Webb fituan me rezultatin 2 me 1 ndaj dyshes mga MKD dhe MNE, Bugarikj e Gazivoda. E vecanta e ketij turneu ishin rezultatet premtuese te lojtareve tane , Martin Muhedini e Daniel Otap. Ata jo vetem kaluan raundin e pare, perkatesisht ndaj zviceranit Boucher dhe belgut Hadouch, por arriten te fitojne edhe ne raundin e pare ne double. Keto shenuan piket e para per lojtaret tane te vlefshme per renditjen boterore ITF dhe jane premtuese per te ardhmen e ketij sporti ne vendin tone. (Qershor 2019)

Turneu botëror U-18, Tirana Open, në Qendrën Kombëtare të Tenisit Read More »

Gresi Bajri dhe Martin Muedini fitues të Kampionatit Kombëtar 2019

. Nga data 17 deri 19 Maj 2019 ne Qendren Kombetare te Tenisit ne National Sport Park, Tirane u zhvillua me nje shpirt kompetitiv dhe shume sportiv, Kampionati Kombetar i Tenisit edicioni 2019! Fitues te Kampionatit ne kategorine vajza u shpall Gresi Bajri nga Shkodra e cila u ndesh ne finale me Brunilda Mrruku nga Durresi. Gresi Bajri vs. Brunilda Mrruku 6-4, 6-4. Ne Kategorine Djem, tenisti Martin Muedini i Tiranes, fitoi me rezultatin 6-2, 6-2 kunder Mario Zili po i Tiranes. Ky kampionat pati shume konkurrente premtues qe me lojen e tyre te bukur dhe inteligjente dhuruan emocione dhe na siguruan qe e ardhmja e tenisit shqiptar eshte ne rrugen e duhur. (Maj 2019)

Gresi Bajri dhe Martin Muedini fitues të Kampionatit Kombëtar 2019 Read More »

Turneu “Pavarsia Open” përfundon.

Sapo perfundoi “Pavarsia” open per te rritur ne National Sport Park me pjesmarjen te konsiderueshme dhe cilesore te lojtareve nga Shqiperia , Maqedonia,Kosova e Mali i Zi. Ne finale fitoi Andonov i Maqedonise ndaj Genajd Shupheja me rezultatin 2 : 0 (6-2 6-3). Vlen te theksohet pjesmarrja e Obrad Markovski (me numer 1500 te renditjes ne ATP i cili u eleminua me set final nga Granit Bajraliu (6-2 , 5-7 , 6-4). Vec kupave perkatese u dha edhe nje premio prej 750 euro per te dy lojtaret. Kishte lojra shume te mira te Granit Bajraliut nga Kosova, Nermin Hoxhiq dhe Kevin Kaceli nga Durresi. Ky turne i paraprin turneve te” Pavarsise” qe do zhvillohen kete jave per moshat +35 ( m. f.) dhe U-12, U-14 dhe U-16 per meshkuj e femra ne javen tjeter.

Turneu “Pavarsia Open” përfundon. Read More »

Turneu “Albanian Bowl 2022”

Turneu “Albanian Bowl 2022” u mbyll me sukses.   Në kategorinë U10 Djem, Morihej DURAKU u shpall fitues me rezultatin 4-3, 4-3 ndaj Martin BUSHATI. Në kategorinë U10 Vajza, fituese u shpall Hana VESELI ndaj Reina SELMANAJ me rezultatin 4-2, 4-3. Në kategorinë U12 Djem, fitues u shpall Alex PRIFTI me rezultatin 6-3,1-6,10/5 ndaj Alen KATANA. Ndësa për vajza në kategorinë U12, fituese rezultoi Learta MUHARREMI nda Enki HYSENI me rezultatin 6-2,6-3. Në kategorinë U14 Djem, Kledi GABA fitoi me rezultat 6-2, 6-2 ndaj Damian METHASANI. Ndërsa po në kategorinë U14 për vajza, fituese me rezultatin 6-3,3-6,10/3 u shpall Meldina MISLIMI ndaj Masa PRIJOVIC. Në kategorinë U18 Djem, Skënder KATANA fitoi me rezultat 6-1, 6-0 ndaj Salidin RAMA. Në kategorinë U18 Vajza fituese u shpall Rea QINAMI me rezulatin 7-6, 6-1 nda Linda DELIU. Ky turne u organizua nga FSHT dhe Shkodra Tennis Club me pjesëmarrjen e tenistëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina. Për më shumë detaje vizitoni: https://courthive.com/t/c4247f32-36d5-4287-8f59-810df076ef52?

Turneu “Albanian Bowl 2022” Read More »