Federata Shqiptare e Tenisit

Turne

Antalya 2022, Fitore nga Kledi Gaba dhe Emili Bilali

Vijojnë përballjet mes tenistëve U14 në turneun “ITF/Tennis Europe 14&Under Development Championships” në Antalia të Turqisë. Kledi GABA fiton me rezultatin 6-2, 6-2 kundrejt tenistit gjeorgjian Giorgi GVARDZELASHVILI. Emili BILALI fiton me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj tenistes Madina BABAYEVA nga Azerbajxhani. Ndërsa Enki HYSENI humb në përballje me Iana SAMICHINA nga Moldavia me rezultatin 6-0,6-1. Damian METHASANI humb kundrejt tenistit Salidin RAMA nga Kosova me rezultatin 6-1, 6-0. Gjithashtu po zhvillohet “ITF/Tennis Europe 12&U Training Camp 2022” për kategorinë U12. Ndërkohë vijon stërvitja me trajnerët Elda VUKATANA, Tedi KASO dhe Maksi PRIFTI. (Shkurt 2022)

Antalya 2022, Fitore nga Kledi Gaba dhe Emili Bilali Read More »

Ekipi shqiptar në ITF/Tennis Europe 14&Under Development Championships and 12&U Training Camp 2022″ Antalya.

Ekipi kombëtar shqiptar i tenisit për Kategorinë U12 dhe U14 ka filluar sot programin “ITF/Tennis Europe 14&Under Development Championships and 12&U Training Camp 2022” Antalya. Kampi i trajnimit për kategorinë U12 si dhe Kampionati Zhvillimor i kategorisë U14 do të zgjasë dy javë, në të cilat tenistët shqiptarë të këtyre moshave do të na përfaqësojnë. Konkretisht për Kategorinë U12 tenistët: Anjel Hoxha, Alex Prifti dhe Ares Ferhati. Me trajnerë supervizorë Elda Vukatana dhe Maksim Prifti. Ndërsa për Kategorinë U14 tenistët: Emili Bilali, Enki Hyseni, Kledi Gaba dhe Damian Methasani. Me trajner supervizor Tedi Kaso. I urojmë shumë suksese tenistëve tanë të vegjël! (Shkurt 2022)

Ekipi shqiptar në ITF/Tennis Europe 14&Under Development Championships and 12&U Training Camp 2022″ Antalya. Read More »

Shpallen fituesit e turneut “NSP Junior” U10, U12,U14

Turneu “NSP Junior” U10, U12,U14 për vajza dhe djem u mbyll me sukses. Fitues në kategorinë U10 Djem u shpall Jonis GABA pas një finaleje plot emocion përballë Martin BUSHATI, që përfundoi me rezultatin 5-4(4), 1-4, 10/8. Fituese e kategorisë U10 për vajza rezultoi Hana VESELI me rezultat 9-4, 10-8 përballë finalistes Nergis NIKPRELAJ. Në kategorinë U12 fitues për djem u shpall Alex PPRIFTI me rezultatin 6-1 përballë Ares FERHATI dhe për vajza fituese doli Learta MUHARREMI me rezultatin 6-2 ndaj finalistes Enki HYSENI. Fitues në kategorinë U14 për djem, pas një finaleje me rezultatin 6-2,3-6,6-4 u shpall Kledi GABA përballë Damian METHASANI. Ndërsa fituese në kategorinë U14 për vajza u shpall Altea HAJRIZI me rezultatin 6-1,6-3 përballë finalistes Learta MUHARREMI. Emocione të bukura u përcollën në këtë turnetë organizuar nga Tennis Eralb Club dhe Federata Shqiptare e Tenisit, me pjesëmarrje të gjerë dhe të larmishme. Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://courthive.com/live/FSHT (Shkurt 2022)

Shpallen fituesit e turneut “NSP Junior” U10, U12,U14 Read More »

Turneu “Adriatic Doubles Cup” në Shkodër mbyllet me sukses

Përfundoi me sukses turneu “Adriatic Doubles Cup” i zhvilluar në Shkodër, me pjesëmarrjen e lojtarëve double nga klube sportive të Shqipërisë dhe më gjerë. Fituese në kategorinë Vajza Doubles u shpallën G.Bajri dhe J.Dani pas një përballje finale me R.Qinami dhe L.Deliu me rezultatin 6-1, 6-2. Ndërsa fitues në kategorinë Djem Doubles rezultuan E.Kollari dhe A.Suka nga Mali i Zi pas një përballje të fortë me A.Sulo dhe T.Kaso që përfundoi me rezultatin 6-4,7-5. (Shkurt 2022)

Turneu “Adriatic Doubles Cup” në Shkodër mbyllet me sukses Read More »

Lojtarët më të mirë të vitit 2021

Mbyllim vitin 2021 me një sërë lojtarësh të përgatitur dhe presim një 2022 me edhe më shumë suksese. Në eventin e fundvitit të organizuar nga FSHT u shpallën Lojtarët më të mirë të vitit 2021. Në kategorinë U10 lojtarët më të mirë ishin: Ares Ferhati (djem) Anjel Hoxha (vajza) Në kategorinë U12 lojtarët më të mirë ishin: Alex Prifti (djem) Emili Bilali (vajza) Në kategorinë U14 lojtarët më të mirë ishin: Kledi Gaba (djem) Ajri Hoxha (vajza) Në kategorinë U16 lojtarët më të mirë ishin: Eno Hasa (djem) Gresi Bajri (vajza) Në kategorinë Adult lojtarët më të mirë ishin: Arbër Sulstarova (djem) Gresi Bajri (vajza) Trajneri i vitit u shpall Fahrudin Mehmedovic. Lojtarja e vitit u shpall Gresi Bajri. Vlerësime si lojtarë të dalluar morën edhe: Arbër Dano, Ditan Mulliqi, Glora Bushati, Denis Gaba, Enki Hyseni, Damian Methasani, Arlis Muka, Amina Xhaferi, AnaTereza Guli, Juna Dani, Rea Qinami, Skerdi Hasa, Martin Muedini dhe Kristal Dule. Ndërkohë vlerësim si shpresa e vitit morën: Martin Bushati, Kleis Rota, Milan Kryeziu, Jonis Gaba, Aleksia Beta, Vivien Jorgoni dhe Ida Treska. (Dhjetor 2021)

Lojtarët më të mirë të vitit 2021 Read More »

Shpallen fituesit e “Shkodra Indoor Senior 2021”.

Adrian BLETA  shpallet fitues i kategorisë +45, duke mundur në finale Andi BILALI me rezultatin 2-6,6-2 10/5, ndjekur nga Sokol HOXHA dhe Shpetim HOXHA. Senad TAFA rezulton fitues i kategorisë +35, pas fitores në finale ndaj Miron RADOVICKA me rezultatin 6-1,6-3, të ndjekur nga Genci ÇAKÇIRI dhe Adnan SUKA. Në këtë turne morën pjesë 49 lojtarë dhe organizimi ishte ndërmjet FSHT dhe Shkodra Tennis Club, nën drejtimin e z. Alban DANI dhe Dino MEHMEDOVIQ (zyrtarë të turneut) dhe z. Aiger SULO (kryegjyqtar). Rezultatet më të detajuara të turneut mund t’i ndiqni në: https://courthive.com/live/FSHT (Dhjetor 2021)

Shpallen fituesit e “Shkodra Indoor Senior 2021”. Read More »

Ekipi shqiptar në aktivitetet e organizuara nga ITF dhe Tennis Europe, Antalia, Turqi.

Në Antalia të Turqisë, më datë 10-20 Dhjetor 2021, ekipi kombëtar shqiptar i moshave U12 dhe U14 marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga ITF dhe Tennis Europe. Ekipi kombëtar i moshave U12 vajza dhe djem po merr pjesë në aktivitetin “12&Under ITF/Tennis Europe Training Camp” dhe ekipi kombëtar i moshave U14 vajza dhe djem në “14&Under ITF/Tennis Europe Development Championships”. Ekipi shqiptar U14 përbëhet nga lojtarët: Ajri Hoxha, Amina Xhaferri, Kledi Gaba, Alex Prifti, të udhëhequr nga trajneri Maksim Prifti. Ndërsa ekipi shqiptar U12 përbëhet nga: Emeli Bilali dhe Alex Prifti, nën udhëheqjen e trajnereve: Elda Vukatana dhe Nikoleta Peti. I urojmë suksese dhe përfaqësim dinjitoz! (Dhjetor 2021)

Ekipi shqiptar në aktivitetet e organizuara nga ITF dhe Tennis Europe, Antalia, Turqi. Read More »