Gresi Bajri, tenistja e parë shqiptare fituese në Doubles ITF WTT Juniors U18
Suksesi i Gresi Bajrit në “J5 Peja – ITF WTT Juniors” shënon për herë të parë marrjen e trofeut të fituesit në Doubles nga një lojtar shqiptar në një turne botëror U18. Gresi Bajri arrin në çerekfinale në Singles dhe shpallet fituese në Doubles për Vajza së bashku me tenisten greke Alexandra Magia, pas fitores në finale kundër dyshes Anastasija Cvetkovic nga Serbia dhe Ana Mitevska nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 1-6, 6-1, 12-10. Gresi fitoi 2 raunde të këtij turneu pas përballjesh të forta në Singles, si fillim me rezultatin 7-6(4), 6-1 ndaj tenistes malazeze Petra Mirkovic dhe raundin tjetër ndaj një prej tenisteve më të mira turke Melisa Ugur, me rezultatin 6-3, 6-4. Performanca e Gresi Bajrit në këtë turne botëror të zhvilluar në Pejë të Kosovës ishte e mekullueshme. Fitoret e tenistëve shqiptar tregojnë progres dhe nivel të admirueshëm, me rezultate që nuk janë arritur më parë në tenisin shqiptar, siç është edhe fitorja e Gresit së fundi. Krenar për teniste si Gresi Bajri dhe i urojmë suksese të tjera!
Gresi Bajri, tenistja e parë shqiptare fituese në Doubles ITF WTT Juniors U18 Read More »