Federata Shqiptare e Tenisit

Lojtare

Tenistët shqiptarë në turneun botëror “AVA Cup” në Tiranë

Vazhdojnë përballjet në turneun tenisit “Aloe Vera Albania Cup” për moshat U16 meshkuj/femra nga Tennis Europe për single dhe double, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Lojtarë nga e gjithë Europa ndeshen për t’u shpallur fitues të kategorisë U16 në këtë turne. Mes tyre spikatet pjesëmarrja e lojtarëve shqiptarë si: Kledi Gaba, Joan Sura, Eno Hasa, Regi Halili, Rea Qinami, Gresi Bajri. 13 vjeçari shqiptar Kledi GABA  u mund me vështirësi nga lojtari serb Adrija KOJICIC me rezultatin e ngushtë 6-3, 7-5. Në përballjen e sotme lojtarja shqiptare Gresi BAJRI  dhuroi një ndeshje plot emocione duke fitouar me rezultatin 7-5, 6-3 kundër Esther BARAS MATEI nga Spanja. Gresi arrin kështu të kalojë në turin e tretë të këtij turneu duke rritur premisat për fitore te tjera. (Shator 2021)

Tenistët shqiptarë në turneun botëror “AVA Cup” në Tiranë Read More »

Vijon turneu ndërkombëtar “AVA Cup” në Tiranë

Po vazhdon dita e tretë e turneut të tenisit “Aloe Vera Albania Cup” për moshat U14 meshkuj/femra nga Tennis Europe për single dhe double, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Tenisti shqiptar Kledi Gaba ka fituar me rezultatin 6-2,6-4 ndaj lojtarit grek Iason Lykos në turin e parë dhe në turin e dytë humbi ndaj numrit 3 të turneut, ukrainasit Pavel Vysotin. Ndësa shqiptari Arlis Muka ka humbur ndaj Gregor Stojnev nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 6-4, 6-3. Gjithashtu për femra, Keisi Kalushi u mund me rezulatin 6-3, 6-0 nga lojtarja italiane Bianca Cascia. Ndeshjet vazhdojnë. (Shtator 2021)

Vijon turneu ndërkombëtar “AVA Cup” në Tiranë Read More »

Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar “National Sport Park Open” Tiranë

Përfundoi me sukses turneu “National Sport Park Open” për moshat U12 meshkuj/femra. Fitues për meshkuj u shpall Aleksandar KONSTANTINOV  i cili u përball me Ilia ILIC me rezultatin 6-2, 6-1. Fituese për femra u shpall Alexia Maria BRABETE , e cila u ndesh me Andreaa KURTA  dhe fitoi me reziltatin 7-6(5), 6-3. Ndërkohë Shqipëria pati rezultatin më të mirë në kategorinë Consolation, ku fitues u shpall Denis Gaba  kundrejt Ares Ferhati  duke fituar kështu me rezultatin 4-2, 4-2. Duke i uruar fitore të tjera lojtarëve, sidomos atyre shqiptarë, ndeshje të tjera cilësore na presin në turneun e rradhës U12 nga Tennis Europe me pjesëmarrjen e lojtarëve nga e gjithë Europa, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar “National Sport Park Open” Tiranë Read More »

“TenPro Global Junior Tour”, Ares Ferhati Top 8 në Paris

Tenisti 10 vjeçar nga Shqipëria (lojtar i klubit sportiv “Tenis Eralbit Club”) Ares Ferhati ka prezantuar denjësisht flamurin shqiptar dhe është renditur në TOP 8 për kategorinë U11 në turneun ndërkombëtar të tenisit “TenPro Global Junior Tour”, që u zhvillua në kryeqytetin e Francës, Paris. Në këtë turne morën pjesë fëmijë nga 98 shtete të ndryshme të botës dhe Ares arriti të triumfoje në ndeshje me tenistët e vegjël nga Gjermania, Malta dhe Franca. (Gusht 2021)

“TenPro Global Junior Tour”, Ares Ferhati Top 8 në Paris Read More »

Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe”

Tenistja e suksesshme e kombëtares sonë të femrave, Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe” në Mal të Zi në kategorinë U16. Shpresojmë që edhe në këtë turne të kemi rezultate të arrira nga Gresi, siç ndodhi dhe javën e shkuar në turneun “Rio Verde Open 2021-Tennis Europe” kategoria U16, në Mal të Zi në datat 12-18 Korrik, ku arriti të dalë në gjysmë-finale në përballje single dhe në finale në përballje double. I urojmë shumë suksese Gresit në turneun rradhës, ku duket se premton rezultate të tjera të larta. (Korrik 2021)

Gresi Bajri fillon konkurimin në turneun “Nikšić Open -Tennis Europe” Read More »

Ares Ferhati, Anjel Hoxha dhe Alex Prifti fitues në “CHERRY CUP SKOPJE 2021”

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, u zhvillua turneu ndërkombëtar “CHERRY CUP SKOPJE 2021”. Në këtë turne morën pjesë rreth 150 fëmijë nga Maqedonia e Veriut, Austria, Bosnje Herzegovina, Kosova, Serbia dhe Shqipëria. Tenistët e vegjël, Ares Ferhati, Anjel Hoxha dhe Alex Prifti bënë një paraqitje mjaft të mirë duke triumfuar si fitues në kategoritë përkatëse, konkretisht Ares Ferhati, fitues i vendit të parë në kategorinë U10/djem, fitues në kategorinë Mix-double U10 dhe gjysëm-finalist në kategorinë U11/djem. Aleks Prifti fitues në kategorinë U11 dhe Anjel Hoxha fituese në kategorinë U10/vajza. (Qershor 2021)

Ares Ferhati, Anjel Hoxha dhe Alex Prifti fitues në “CHERRY CUP SKOPJE 2021” Read More »

Federata sponsorizon grumbullimin dhe trajnimin e ekipit kombëtar të djemve all inclusive përpara Davis Cup

Federata Shqiptare e Tenisit ka mundesuar per lojtaret e kombetares se meshkujve, grumbullimin, trajnimin edhe trajtimin e duhur te ekipit kombetar ne qendren kombetare te tenisit ne Shqiperi, National Sport-Park Resort. Ne kete periudhe perpos stervitjes taktike, fizike edhe mentale para kompetitore eshte siguruar edhe qendrimi (All inclusive) ne kushtet e duhura te ketyre lojtareve. Fotot e meposhtme jane disa caste te lojtareve edhe stafit qe kontribuan maksimalisht ne kete proces. Sot eshtë hedhur shorti për ndeshjet e kampionatit ekipor botëror të tenisit për meshkuj, Davis Cup, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në Shkup në datat 22-26 Qershor 2021. Ekipi ynë kombëtar do të ndeshet në grupin A së bashku me kombëtaret e Malit të Zi, Armenisë dhe Azerbajxhanit. Dy më të mirët në çdo grup do të promovohen në Grupin III të Evropës në 2022. Si rrjedhoje e lojtarit te ri premtues te kombetares shqiptare Daniel Ostap edhe formes shume te mire fizike krahasuar me heret e meparshme te Elbi Mjeshtri, Martin Muedini edhe Arbër Sulstarova, kombetarja shqiptare e meshkujve pret nje rezultat tejet pozitiv kete kampionat boteror ne tenis. (Qershor 2021)

Federata sponsorizon grumbullimin dhe trajnimin e ekipit kombëtar të djemve all inclusive përpara Davis Cup Read More »

Ekipi kombëtar i vajzave në “Billie Jean King Cup 2021” Lituani

Pas kampionatit kombëtar, ekipi i kombëtares shqiptare për femra mbërrin në Vilnius, Lituani për ndeshjet e kampionatit botëror të tenisit, Billie Jean King Cup. Ekipi kombëtar për femra përbehet nga lojtaret: Gresi Bajri Kristal Dule Brunilda Mrruku Juna Dani Rea Qinami Gjatë gjithë javës së kaluar i gjithë ekipi përfaqësues i femrave dhe meshkujve janë grumbulluar dhe stërvitur intensivisht në qendrën Kombëtare të tenisit “National Sport Park” nga trajnerë të nivelit të dytë ITF në Shqipëri, z.Përparim Zano dhe z.Albi Sulo me programe të përshtatura për një përfaqësim sa më dinjitoz të kombëtares tonë. Sot pas orës 16.00 shpallet dhe shorti i kombëtares tonë në BJK Cup ku mund të shihet edhe grupi që kombëtarja jonë do të luajë. Federata jonë i uron sa më shumë sukses vajzave të ekipit kombëtar. (Qershor 2021)

Ekipi kombëtar i vajzave në “Billie Jean King Cup 2021” Lituani Read More »

Martin Muhedini dhe Kristal Dule janë kampionët e rinj të tenisit në Shqipëri

Ky është rezultati i kampionatit kombëtar të organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit zhvilluar në ambientet e “National Sport Park” në Tiranë. Ndërkohë në vendin e dytë për femra është renditur Grejsi Bajri, kurse për meshkuj Arbër Sulstarova. Më të mirët të renditur në këto kampionate do të jenë pjesë e ekipeve kombëtare që do të përfaqësojnë në kampionatet botërore për meshkuj dhe femra. Kombëtarja e femrave do të ketë në gjirin e saj tenistët, Kristal Dulen, Grejsi Bajrin, Brunilda Mrruku, Juna Danin dhe Rea Qinani. Ky ekip do të marrë pjesë në kualifikueset për “Billy Jean King Cup“ që do të zhvillohet në Lituani. Kurse ekipi i meshkujve, në përbërje të të cilit janë Elbi Mjeshtri, Daniel Ostap, Martin Muhedini dhe Arbër Sulstarova, do të marrin pjesë eleminatoret e kampionatit botëror të tenisit, ndeshjet e të cilit do të zhvillohet në Shkup. Ja dhe pritshmëritë e presidentit Ferdinand Sulo për kombëtaren e Shqipërisë. “Synojmë rritjen e cilësisë sportive dhe përballimin me dinjitet të ekipeve kundërshtare, ku janë mbi 20 ekipe pjesëmarrëse. Jemi modest në pretendimet tona”. Por pritshmëri kanë dhe kampionët Dule dhe Muhedini. “Presim të ngjitemi më lart, synojmë të fitojmë dy përballje në grup, do të ishte një arritje për ne”, ka deklaruar Muhedini. Ndërsa Dule është shprehur. “Them që do luajmë shumë mirë, më pas të shikojmë. Është hera e parë parë për ne në një kompeticion të tillë.” (Qershor 2021)

Martin Muhedini dhe Kristal Dule janë kampionët e rinj të tenisit në Shqipëri Read More »

“Tenis Korça” dhe FSHT organizojnë “Korça Open 2021”

U zhvillua në datat 29 – 30 Maj 2021 në fushat e Parkut Olimpik në qytetin e Korçës Turneu “Korça Open 2021”, një organizim i “Tenis Korça” dhe FSHT. Në turne ishin të pranishëm 38 djem e vajza nga klubet dhe shoqatat e tenisit nga i gjithë vendi që garuan në kategoritë U18, U16, U10, U9 dhe U7. Në përfundim të turnet vendin e parë në U18 për djem e meritoi Skerdi HASA i cili mposhti në finale, tenistin Joan KOTI me rezultatin 6-2, 6-1. Vendin e parë në U16 për vajza e meritoi Amina XHAFERRI, vendin e dytë, , dhe vendin e tretë Lidia METHASANI. Vendin e parë në U16 për djem e meritoi Eno Hasa i Tenis Teuta, i cili mposhti në një ndeshje shumë të luftuar Dhimitër MINDILI me rezultatin 6-4, 2,6,10/8. Vendin e parë në U10 për vajza e meritoi Sofi Kita, vendin e dytë, Alisa KRISTO dhe vendin e tretë, Stela MIHALLARI. Vendin e parë në U10 për djem e meritoi Arbër DANO, vendin e dytë Ares FERHATI dhe në vendin e tretë u rendit Gabriel BODE. Ndeshjet e kësaj kategorie u zhvilluan me sistemin Round Robin. Për vendin e parë në U9 për vajza u ndeshën Vivien JORGONI e cila mposhti në finale tenisten Debora TRESKA. Vendin e parë në U10 për djem e meritoi Martin BUSHATI, vendin e dytë Majk QERAMIXHI dhe në vendin e tretë u rendit Mikael QERAMIXHI. Ndeshjet e kësaj kategorie u zhvilluan me sistemin Round Robin. Një garë interesante u zhvillua tek U7 për djem, ku më të vegjlit garuan me sistemin Round Robin. Në përfundim, fitues doli Jonis GABA, i ndjekur nga Kleis ROTA dhe Milan KRYEZIU. Ky event u organizua nën udhëheqjen e drejtorit të TUR eut z. Ervin ROTA dhe gjyqtarit të turneut z. Aiger SULO . (Maj 2021)

“Tenis Korça” dhe FSHT organizojnë “Korça Open 2021” Read More »