Federata Shqiptare e Tenisit

Lojtare

Mario Zili dhe Linda Deliu fitues të Kampionatit Kombëtar Individual.

Mario Zili dhe Linda Deliu fitues të Kampionatit Kombëtar Individual. Në finale të këtij kampionati për kategorinë Të rritur Meshkuj dolën Mario Zili dhe Martin Muedini. Pas një përballje të fortë fitues me rezultatin 6-3,6-4 u shpall Mario Zili. Në kategorinë Të rritur Femra fituese u shpall Linda Deliu me rezultatin 6-2, 6-0 ndaj finalistes Elonia Gjata. Ky kampionat kishte një organizim të detajuar nën kujdesin e z. Sokol Kaso  (zyrtar i turneut) dhe z. Kleidi Vora (kryegjyqtar), bashkëpunim mes klubit “Tennis Eralb Club” dhe Federatës Shqiptare të Tenisit, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

Mario Zili dhe Linda Deliu fitues të Kampionatit Kombëtar Individual. Read More »

Anjel Hoxha, Kledi Gaba, Nergis Nikprelaj, Martin Bushati fitues të “Durrësi Open 2022”

Përfundon turneu “Durrësi Open 2022” për kategorinë ROG U-10 & U-14. Fituese në kategorinë U14 Vajza u shpall Anjel Hoxha pas ndeshjes finale me rezultatin 6-4, 7-5 ndaj Enki Hyseni. Fitues në kategorinë U14 Djem u shpall Kledi Gaba pas përballjes finale me Damian Methasanin me rezultatin 6-2, 6-3. Ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese rezultoi Nergis Nikprelaj, ndjekur nga Ida Treska dhe Kiara Boci. Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Martin Bushati, ndjekur nga Morihei Duraku, Floid Kaso, Edi Duraku dhe Kristo Tomorri. Organizim shumë i bukur nën drejtimin e z. Maks Prifti (zyrtar i turneut) dhe z. Dritan Dano (kryegjyqtar). Rezultatet e aktivitetit mund ti ndiqni në: https://courthive.com/t/2347f9bf-fe94-4c8e-8dba-0e20d7806439? Turneu i radhës në kalendarin e aktiviteteve të FSHT është “KAMPIONATI KOMBETAR INDIVIDUAL” në datat 3-5 Qershor 2022 në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

Anjel Hoxha, Kledi Gaba, Nergis Nikprelaj, Martin Bushati fitues të “Durrësi Open 2022” Read More »

Turneu botëror “J5 Tirana Open – ITF World Tour 2022”

Përfundon turneu botëror “J5 Tirana Open – ITF World Tour 2022” i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Sot u zhvilluan finalet ku fituese për kategorinë Vajza Singles u shpall Maria de la Paz Alberto nga Spanja kundrejt tenistes nga Belgjika, Katarina Kujovic me rezultatin 3-6, 6-3, 2-6. Fitues për kategorinë Djem Singles u shpall Filip Gabriel Bara nga Rumania me rezultatin 2-6, 6-1, 5-7 ndaj kundërshtarit të tij Nicolo Consonni nga Italia. Gjithashtu fituese në kategorinë Vajza doubles u shpallën Ingkar Dyussebay dhe Dilnaz Mashabayeva nga Kazakistani kundrejt Gresi Bajri nga Shqipëria dhe tenistja nga Maqedonia e Veriut Iva Daneva me rezultatin 6-2, 6-2. Ndërsa në kategorinë Djem Doubles fitues dolën Filip Gabriel Bara nga Rumania dhe Lorenzo Comino nga Italia me rezultatin 7-6(4), 7-5 ndaj Joao Benvenutti nga Brazili dhe Gabriele Crivellaro nga Italia. Finalet e ndoqën nga një numër i madh tifozësh. Në ceremoninë e shpërndarjes së trofeve të fituesve ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, z.Alvaro Renedo Zalba, zv. ambasadori i Spanjës dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit z. Ferdinand Sulo. Ceremonia e ndarjes së trofeve u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit z.Klaus Bardeli. Ky turne ishte një nga 6 turnetë e tjerë botëror dhe evropian të kategorive U12, U14, U16 dhe U18 të zhvilluar këtë vit në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë ku mblodhën rreth 400 tenistë nga vende të ndryshme të botës mes të cilëve rreth 30 tenistë shqiptarë ku vlen të përmenden Gresi Bajri, Valentina Merku, Rea Qinami, Regi Halili, Damian Methasani, Joan Sura, Arlis Muka, Amina Xhaferi, Kledi Gaba, Ajri Hoxha, Denis Gaba, Alex Prifti, Ditan Mulliqi, Enki Hyseni, Anjel Hoxha, Ares Ferhati, Arbër Dano, Ariel Sulovari, Olger Qarri, Kaltër Qordja etj. Këto shifra pjesëmarrje janë historike për eventet e tenisit në Shqipëri si dhe rezultatet e arrituara nga tenistët shqiptarë flasin vetë. Kujtojmë që tenistja jonë Gresi Bajri arriti të shpallet fituese e turneut “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour për kategorinë U16 Vajza Singles si dhe finaliste në kategorinë Doubles të turneut ndërkombëtar “J5 Tirana Open – ITF 2022”. Po ashtu tenistja Rea Qinami doli finaliste në turneun ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” në kategorinë Girls Doubles. Rezultate të mira kishte edhe nga tenistë të tjerë si Valentina Merku ku arriti në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës në këto turne ndërkombëtar për ndeshjet spektakolare dhe emocionet e bukura që dhuruan e sidomos tenistët shqiptarë për fitoret e tyre dhe i urojmë suksese të tjera në vijim.

Turneu botëror “J5 Tirana Open – ITF World Tour 2022” Read More »

Rea QINAMI prek finalen e “NSP 2022-TEJT 16&Under” në kategorinë Girls Doubles

Rea QINAMI, një tjetër teniste shqiptare prek finalen e turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” në kategorinë Girls Doubles. Rea QINAMI dhe Hanna GIZEWSKA nga Polonia kanë arritur në finale pasi mundën kundërshtaret Emma KATARINA nga Gjermania dhe Kiara Nina KUCIKOVA nga Sllovakia me rezultatin 5-7, 6-3, 12-10. I urojmë fitoren Rea QINAMIT në finalen doubles nesër!

Rea QINAMI prek finalen e “NSP 2022-TEJT 16&Under” në kategorinë Girls Doubles Read More »

Valentina MERKU në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”

Valentina MERKU në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”. Tennistja shqiptare ka arritur të mposhtë kundërshtaren e rradhës nga Italia, Elisabetta GUGLIELMI me rezultatin e thellë 6-0, 6-0 duke pozicionuar kështu veten në çerekfinale. Edhe pse në çerekfinale Valentina mundet nga tenistja belge Marilyn VAN BREMPT, me rezulatin 7-5, 7-6(2), performanca e tenistes sonë është për t’u vlerësuar. Urojmë suksese të tjera për Valentina MERKU.

Valentina MERKU në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” Read More »

Përfundon turneu ndërkombëtar “National Sport Park” Tennis Europe – Junior Tour i kategorisë U14

Turneu ndërkombëtar “National Sport Park” Tennis Europe – Junior Tour i kategorisë U14 i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë u mbyll me sukses. Fitues në kategorinë Singles Djem, fitues u shpall Filippo Francesco GARBERO nga Italia me rezultatin 6-1,6-2 ndaj finalistit italian Pietro VERNO. Në kategorinë Singles Vajza, fituese u shpall Anna KARTSEVA ndaj Tamina KOCHTA nga Gjermania me rezultatin 6-4, 6-1. Ndërsa në Doubles Djem, fitues dolën Filippo Francesco GARBERO dhe Carlo PACI nga Italia, me rezultatin 6-4, 6-2 ndaj Claudio PAOLINI dhe Pietro VERNO po nga Italia. Në kategorinë Doubles Vajza, fituese u shpallën  Eleni CHATZIAVRAAM nga Greqia dhe Andrea IVANOVA nga Bullgaria me rezultatin 6-2, 6-3 ndaj Dicle IZGI nga Turqia dhe Anna KARTSEVA. Suksese të tjera tenistëve pjesëmarrës!

Përfundon turneu ndërkombëtar “National Sport Park” Tennis Europe – Junior Tour i kategorisë U14 Read More »

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar U14 “Tirana Open” Tennis Europe Junior Tour

, i organizuar nga Tennis Europe dhe Federata Shqiptare e Tenisit, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park”. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Giovanni Conigliaro nga Italia ndaj hungarezit Bercel Sandor TAKACS me rezultat 5-0, Tërhequr. Fituese në kategorinë Vajza Singles doli Tamina KOCHTA nga Gjermania ndaj një tjetër tenisteje gjermane, Lavinia Maria NITZSCHE me rezultatin 6-4, 6-0. Ne kategorinë Djem Doubles fitues dolën Gabriel JALOUNEIX nga Franca dhe Constantin NEUBAUER nga Austria me rezultat 6-1,6-1 ndaj dyshes Vuk KRSTAJIC nga Mali i Zi dhe Mikhail MICHSHENKO nga Kazakistani. Ndërsa në kategorinë Vajza Doubles fituese rezultuan Tamina KOCHTA nga Gjermania dhe Solomia PYNDA nga Ukraina ndaj Stasa BULATOVIC nga Mali i Zi dhe Simona CUCU nga Rumania me rezultatin 6-3, 7-5. I urojmë fat të gjithë tenistëve!

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar U14 “Tirana Open” Tennis Europe Junior Tour Read More »

“Albanian Bowl Senior 2022” Fituesit +35, +45 dhe U18

Ka përfunduar këtë fundjavë turneu “Albanian Bowl Senior 2022” për kategorinë Senior dhe U18. Respektivisht në kategorinë Senior +35 fitues u shpall Odeon SMAJLI pas një përballje të fortë me Edi PELINKU me rezultat 3-6, 7-5, 11/9. Në kategorinë Senior +45 fitues doli Andi BILALI me rezultat 6-0, 6-3 përballë Mejdi REXHEPI. Ndërsa në kategorinë U18 Vajza, fituese me rezultatin 6-4, 6-4 doli Gresi BAJRI, ndaj tenistes Aja BROQI. Në kategorinë U18 Djem, fitues u shpall Skendo KATANA ndaj Fresk SYLASI me rezultatin 6-4, 6-4. Suksese të tjera tenistëve tanë!

“Albanian Bowl Senior 2022” Fituesit +35, +45 dhe U18 Read More »

Përfundon turneu ndërkombëtar i kategorisë U12 “Tirana Open”

Përfundon turneu ndërkombëtar i kategorisë U12 “Tirana Open”, i organizuar nga Tennis Europe dhe Federata Shqiptare e Tenisit, në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park”. Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Daniil VALTER ndjekur nga Marko ALEKSOVSKI nga Maqedonia e Veriut në vendin e dytë me rezultatin 6-4, 6-4. Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Lydia PANAGIOTIDOU nga Greqia kundrejt Marina MARKINA nga Letonia me rezultatin 3-6, 6-2, 10-1. Ne kategorinë Djem Doubles fitues dolën Vincenzo CURINGA nga Italia dhe Daniil VALTER me rezultatin 6-4 7-5 ndaj Christos AFROUDAKIS dhe Iordanis CHATZINIKOLAO nga Greqia. Ndërsa në kategorinë Vajza Doubles fituese rezultuan Dionisia KOUKOULI dhe Lydia PANAGIOTIDOU nga Greqia ndaj Demetra MAZZARELLA dhe Giulia ZOPPAS nga Italia me rezultatin 6-2, 6-0. Sukses në këtë turne ishte mbërritja në çerekfinale e tenistit shqiptar Alex PRIFTI dhe në gjysmëfinale, të tenistes shqiptare nga Kosova, Learta MUHARREMI. Urojmë fitore të tjera dhe suksese!

Përfundon turneu ndërkombëtar i kategorisë U12 “Tirana Open” Read More »