Federata Shqiptare e Tenisit

Lojtare

Shpërndahen trofetë për fituesit e “Adriatic Tennis Indoor” në Shkodër

Shpallen fituesit e turneut Adriatic Tennis Indoor i organizuar nga FSHT dhe Shkodra Tennis Club me pjesëmarrje të tenistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Në kategorinë U 12 Djem – Fitues Ares Ferhati  & Finalist Arber Dano Në kategorinë U12 Vajza –  Fituese Anjel Hoxha & Finaliste Glora Bushati Në kategorinë U16 Djem – Fitues Alex Prifti & Finalist Damian Methasani Në kategorinë U16 Vajza – Fituese Naydanov & finaliste Anatereza Guli Faleminderit dhe suksese tenisteve me vazhdim!

Shpërndahen trofetë për fituesit e “Adriatic Tennis Indoor” në Shkodër Read More »

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – NSP Junior Tour U16” Tiranë

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U16” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Britani e Madhe, Letoni, Izrael, Ukrainë, Serbi etj. por edhe tenistë nga Shqipëria si: Kledi Gaba, Ariel Sulovari, Arlis Muka, Dardis Biçaku, Lionel Boçi, Erik Çapo, Kevin Dakoli, Onix Shkurta. Në kategorinë U16 Djem Singles fitues u shpall Tibo MEERMANS nga Belgjika, pas finales me rezultatin 6-3,6-4 ndaj Christian PIZZOLANTE nga Italia. Në kategorinë U16 Vajza Singles fituese rezultoi Tea KOVACEVIC nga Bosnje Hercegovina ndaj tenistes belge Celine WEYNEN me rezultatin 6-4, 6-2. Në kategorinë U16 Djem Doubles fitues doli dyshja belge Nik DENOTTE dhe Tibo MEERMANS me rezultatin 6-1,6-1 ndaj italianëve ANGELO DE CESARIS dhe Niccolo RULLI. Në kategorinë U16 Vajza Doubles fituese u shpallën Eleni CHATZIAVRAAM dhe Myrto PROIMAKI nga Greqia me rezultatin 7-6(10), 6-4 ndaj Alina SOGOMONYAN dhe Tea KOVACEVIC nga Ukraina. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë po zhvillohen ndeshjet kualifikuese të turneu ndërkombëtar të rradhës “ITF – Tirana Open Junior Tour U18” në Tiranë.

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – NSP Junior Tour U16” Tiranë Read More »

Mbyllet me sukses turneu “Korça Open Junior Tour U10 & U14”

Korça Open ishte turneu i rradhës i organizuar nga Klubi i tenisit “Tenis Korça” në bashkëpunim me Federatës Shqiptare të Tenisit. Alex Prifti shpallet fitues në kategorinë U14 Djem pas finales së fortë me Denis Gaba me rezultatin 4-6, 6-2, 6-3. Në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Ariel Sulovari, ndërsa për kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Jonis Gaba dhe për U10 Vajza fituese doli Deborah Treska. Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vazhdim!

Mbyllet me sukses turneu “Korça Open Junior Tour U10 & U14” Read More »

“Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U16” shpall fituesit

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U16” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Pietro VERNO nga Italia fitoi me rezultatin 6-0, 6-3 në finale ndaj Giulio CASUCCI për kategorinë Djem singles. Fituese për Vajza Singles rezultoi tenistja greke Myrto PROIMAKI me rezultatin 4-6, 6-3, 6-3 në finale ndaj Despoina KOSKINA. Në kategorinë Djem Doubles fitues u shpallën Giulio CASUCCI dhe Pietro VERNO nga Italia me rezultatin 6-4, 6-2 ndaj Matteo BRIANZA dhe Gianmarco TRIGGIANO. Në kategorinë Vajza Doubles fituese u shpallën Eleni CHATZIAVRAAM nga Greqia dhe Naz Ada ELIGUR nga Turqia me rezultatin 6-2, 6-1 ndaj Natalia STASIAK dhe Xhoanna XHULI nga Polonia. I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës dhe përgatitemi për turneun ndërkombëtar të rradhës “Tennis Europe – NSP Open Junior Tour U16” në Tiranë.

“Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U16” shpall fituesit Read More »

Gresi Bajrit i akordohet mbështetje financiare nga KOKSH

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i ka akorduar tenistes sonë të talentuar Gresi Bajri, një mbështetje financiare për të mundësuar stërvitjen e tyre, pjesëmarrjen në gara kualifikuese apo edhe në kampe stërvitore. Presidenti i KOKSH z.Fidel Ylli ka firmosur kontratën në prani edhe të kryetarit të Komisionit teknik, z. Erli Pëllumbi, Sekretarit të Përgjithshëm të FSHT, z.Klaus Bardeli dhe përfaqësuesve të federatave të tjera. Kjo mbështetje vjen si rrjedhojë e rezultateve mjaft të mira dhe premtuese për të ardhmen në turne dhe kampionate të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare ku Gresi ka marrë pjesë. Falenderojmë Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për mbështetjen që i jep Federatës Shqiptare të Tenisit dhe veçanërisht talenteve të reja.

Gresi Bajrit i akordohet mbështetje financiare nga KOKSH Read More »

“Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” U16 në Tiranë

Në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë po zhvillohet turneu ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U16 vajza dhe djem. Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Poloni, Itali, Austri, Greqi etj. por edhe tenistë shqiptarë. Ndër tenistët shqiptar spikat Anatereza Guli e cila ka fituar me rezultatin 6-2, 6-3 ndaj Xhoanna Xhuli nga Polonia dhe përballjen e rradhës e ka me Eleni Chatziavraam nga Greqia. Tenistë të tjerë shqiptarë pjesëmarrës janë edhe Kledi Gaba, Lionel Boçi, Ariel Sulovari, Arlis Muka, Kevin Dakoli. I urojmë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës, veçanërisht tenistëve shqiptarë!

“Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” U16 në Tiranë Read More »

Ares Ferhati shpallet finalist i turneut ndërkombëtar “Bellevue Cup U12 – Tennis Europe”

Ares Ferhati shpallet finalist i turneut ndërkombëtar “Bellevue Cup U12 – Tennis Europe” që u zhvillua në Ulqin, Mal i Zi, në kategorinë Djem Doubles. Ares Ferhati në dyshe me tenistin Aleksandr Viarsotski arritën deri në finale të këtij turneu ku u mundën nga dyshja Sergey Artemev dhe Andrija Bojovic nga Serbia. Performanca e tenistit shqiptar ishte tejet e mirë, gjë që i dha çmimin e finalistit. I urojmë shumë fat në vazhdim Aresit dhe suksese të tjera!

Ares Ferhati shpallet finalist i turneut ndërkombëtar “Bellevue Cup U12 – Tennis Europe” Read More »

Ekipi kombëtar U12 në turneun ndërkombëtar në Ulqin

Ekipi kombëtar U12 ndodhet në Ulqin në turneun ndërkombëtar “Bellevue Cup U12 – Tennis Europe” që po zhvillohet gjatë kësaj jave. Ekipi shqiptar përbëhet nga: Glora Bushati, Ares Ferhati, Anjel Hoxha, Rejna Salihi dhe Reisi Sukaj. Ares Ferhati ka fituar 2 ndeshjet e para të këtij turneu, ku së fundi ka mundur me rezultatin 6-1, 6-3 kundërshtarin e tij nga Serbia, Alexa Stevic. Reisi Sukaj ka fituar ndaj Amela Sina nga Kosova me rezultatin 6-3, 6-0. I urojmë suksese të mëtejshme ekipit tonë!

Ekipi kombëtar U12 në turneun ndërkombëtar në Ulqin Read More »

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U14”

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U14” organizuar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Francë, SHBA, Kazakistan, Izrael, Irlandë, Suedi etj. por edhe nga Shqipëria. Në kategorinë U14 Djem Singles fitues u shpall Jozef KARAS nga Sllovakia me rezultatin 6-1, 6-3 në finale ndaj Harry CORNHILL nga Britania e Madhe. Në kategorinë U14 Vajza Singles fituese doli Kristina KRUCHENKO nga Kazakistani me rezultatin 2-6, 6-4, 6-1 ndaj Diletta D’AMICO nga Italia. Në kategorinë U14 Djem Doubles fitues doli dyshja nga Britania e Madhe, Harry CORNHILL dhe Alex MIRRINGTON me rezultatin 7-5, 6-3 ndaj Tsikhan KORAN dhe Martin RODRÍGUEZ PELLICENA nga Spanja. Në kategorinë U14 Vajza Doubles fituese u shpallën Linara BULESHEVA dhe Kristina KRUCHENKO nga Kazakistani kundrejt Ludovica CASALINO e Diletta D’AMICO nga Italia me rezultatin 3-6, 6-3,13-11. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve junior pjesëmarrës!

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar “Tennis Europe – National Sport Park Junior Tour U14” Read More »

Fituesit e “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U14”

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U14” të organizuar këtë javë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në kategorinë U14 Djem Singles fitues u shpall Mattia LOGRIPPO nga Italia pas finales me Jozef KARAS nga Sllovakia me rezultatin 6-3, 1-6, 6-2. Në kategorinë U14 Vajza Singles fituese doli Kristina KRUCHENKO pas finales me bashkëkombësen e saj nga Kazakistani, Ruslana RUSLANOVA me rezultatin 6-2, 6-3. Në kategorinë U14 Djem Doubles fitues doli dyshja nga Italia, Edoardo GALLO dhe Marco MEACCI ndaj dyshes Timur GORDEEV dhe Blazej KRZYSKO nga Polonia me rezultatin 6-1, 6-3. Në kategorinë U14 Vajza Doubles fituese u shpallën Linara BULESHEVA dhe Kristina KRUCHENKO nga Kazakistani me rezultatin 6-4, 6-3 ndaj dyshes italiane Sofia CADAR dhe Diletta D’AMICO. Drejtori i këtij turneu Albi Sulo dhe Kryegjyqtari Çetin Keciçi shprehen të kënaqur me pjesëmarrjen dhe mbarëvatjen e këtij turneu ndërkombëtar në kryeqytetin shqiptar. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve junior pjesëmarrës!

Fituesit e “Tennis Europe – Tirana Open Junior Tour U14” Read More »