Në qytetin e Shkodrës po zhvillohet turneu ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U12 vajza dhe djem. Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme si Armeni, Bullgari, Itali, Austri, Kazakistan etj. por edhe tenistë shqiptarë. Në përballjet e para mes tyre janë arritur edhe fitoret e para të tenistëve tanë ku: Arbër Dano fitoi me rezultatin 6-2, 6-3 ndaj tenistit malazez Mathis Dedvukaj, Glora Bushati fitoi ndaj Reina Selmanaj nga Kosova me rezultatin 6-0, 6-2, Anjel Hoxha fitoi ndaj Stasa Globarevic nga Mali i Zime rezultatin 6-3, 6-4, Po ashtu Anjel Hoxha fitoi edhe ndaj Naz Dedeoglu nga turqia me rezultat 6-3, 6-3 Ares Ferhati fitoi ndeshjen ndaj Constantin Schmid nga Austria me rezultatin 6-3, 6-2. Arbër Dano dhe Anjel Hoxha kalojnë në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U12 vajza dhe djem. Arbër Dano fitoi me rezultatin 7-6, 6-4 ndaj Ivan Hristakiev nga Bullgaria duke i siguruar vetes çerekfinalen e këtij turneu. Anjel Hoxha do të përballet sot në çerekfinale për vajza me tenisten malazeze Anja Drekaloviç ndërsa Arbër Dano me tenistin Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut për djem. “Shkodra Open – Tennis Europe Junior Tour” po zhvillohet në kompleksin “Adriatic Tennis Park” me drejtor turneu Kliti Hoti dhe kryegjyqtar Çetin Kesici. I urojmë shumë suksese tenistëve tanë!