Ekipi shqiptar i vajzave mundi sot ekipin e Islandës me rezultatin 3-0 në përballjen e rradhës në kampionatin botëror ekipor për femra që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Kristal Dule arriti të fitojë ndeshjen e parë Singles me rezultatin 6-3, 6-0 ndaj Anna Soffia Gronholm, pasuar kjo me fitore nga
Gresi Bajri në ndeshjen e dytë me rezultatin 6-1, 6-1 ndaj Sofia Soley Jonasdottir.
Së fundi, në ndeshjen e tretë ndaj Islandës, në Doubles, dyshja shqiptare Gresi Bajri dhe Rea Qinami mundën dyshen Anna Soffia Gronholm dhe Sofia Soley Jonasdottir me rezultatin 6-2, 5-7, 6-4.
Ndërkohë ekipi kombëtar ka korrur 1 fitore ndaj Islandës dhe 1 humbje ndaj Maqedonisë së Veriut, përballjet vijojnë nesër ku ekipi jonë do të ndeshet me ekipin e Moldavisë.
I urojmë shumë suksese tenisteve tona të cilat po japin më të mirën në fushë!