Federata Shqiptare e Tenisit

Jonis Gaba në Gjysmëfinale në përballjet Singles dhe Doubles në Antalia

Jonis Gaba në Gjysmëfinale në përballjet Singles dhe Doubles të kampionitit “2025 ITF/Tennis Europe 12&Under Development Championships” që po zhvillohet në Antalia,Turqi. Gaba ka arritur të mund tenistin Heron Ajeti nga Kosova me rezultatin 6-3, 6-2, duke i siguruar vetes vendin në gjysmëfinale të këtij kompeticioni të rëndësishëm. Në Gjysmëfinale tenisti shqiptar do të ndeshet me tenistin malazez Matija Stankivic. Në përballjet Singles Vajza, Nergis Nikprelaj nuk ka arritur të kalojë në gjysmëfinale pasi u mund me rezultatin 6-1,6-0, nga tenistja Amajla Kadric nga Bosnje Hercegovina. Në ndeshjet doubles Djem, Jonis Gaba dhe Heron Ajeti do të ndeshen me dyshen Luka Jorjadze nga Gjeorgjia dhe Yigit Uras Yildirim nga Turqia. Ndërsa në ndeshjet doubles Vajza, Nergis Nikprelaj dhe Jamila Huseybzade nuk kanë arritur të kalojnë në gjysmëfinale. I urojmë suksese të tjera ekipit tonë U12 dhe fitore në vazhdim!

Arbër Dano në Çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships week 2″ Antalia

Arbër Dano kalon në Çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships week 2” 14& Under, në Antalia,Turqi. Dano mundi tenistin nga Kosova, Morihei Duraku me rezultatin 6-0,6-1. Në ndeshjen e rradhës Arbër do të përballet me tenistin Talha Emin Bulut nga Turqia. Në ndeshjet Doubles dyshja shqiptare Anjel Hoxha dhe Glora Bushati fituan me rezultatin 6-2,6-1 ndaj dyshes armene Maria Azizyan dhe Kamila Harutyunyan duke kaluar në çerekfinale ku do të ndeshen me dyshen malazeze Anja Adamovic dhe Eva Angelina Radoman. Po ashtu në ndeshjet Singles Djem, Ares Ferhati pas një ndeshje intensive me rezultat 6-1,7-5 ndaj Erion Prizreni nga Kosova nuk arriti të kalojë në çerekfinale. Në përballjet Singles Vajza, Anjel Hoxha u mund nga tenistja malazeze Anja Adamovic me rezultatin 6-3,6-0 dhe Glora Bushati u mund nga Eda-Lara Sacirovic nga Bosnje Hercegovina, me rezultatin 6-0,6-0. I urojmë shumë suksese në vijim ekipit tonë U14 dhe fitore të tjera!

Glora Bushati mund tenisten Anesa Ismajli nga Kosova në përballjen e parë

Glora Bushati mund tenisten Anesa Ismajli nga Kosova në përballjen e parë në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships week 2” 14& Under, në Antalia,Turqi, me rezultatin 6-1, 6-4. Kjo fitore e kalon në roundin e dytë tenisten tonë ku do të ndeshet me tenisten Eda-Lara Sacirovic nga Bosnje Hercegovina. I urojmë shumë suksese në vazhdim Glorës!

Arbër Dano dhe Ares Ferhati në Gjysmëfinale të përballjeve Doubles

Arbër Dano dhe Ares Ferhati kalojnë në Gjysmëfinale të përballjeve Doubles në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” 14& Under, Antalia,Turqi. Dyshja e tenistëve shqiptar ka mundur në çerekfinale dyshen Benjamin Demirovic dhe Andrija Martinovic nga Bosnja e Hercegovina me rezultatin 6-4, 3-6, 10-8. Arbër Dano dhe Ares Ferhati do të ndeshen me Marko Aleksovski dhe Aleksej Stojanovski nga Maqedonia e Veriut për të kapur finalen Doubles Meshkuj të javës së parë të këtij kompeticioni. Ndërsa në përballjet Doubles Femra, tenistet shqiptare Anjel Hoxha dhe Glora Bushati janë mundur me rezultatin 6-2, 6-3 nga dyshja Viktoria Nanava dhe Nana Shevardnadze nga Gjeorgia. Në përballjet Singles Meshkuj, Arbër Dano është mundur nga malazezi Petar Stankovic m rezultatin 6-3, 6-4 dhe Ares Ferhati është mundur nga maqedonasi Marko Aleksovski me rezultatin 6-3, 6-0. I urojmë shumë suksese në vazhdim ekipit tonë U14!

Arbër Dano dhe Ares Ferhati në çerekfinale të “2025 ITF/TE Development Championships”, në Antalia

Arbër Dano dhe Ares Ferhati arrijnë në çerekfinale të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” 14& Under, në Antalia,Turqi. Arbër Dano ka mundur me rezultatin 6-0, 6-1 tenistin Seyhun Gasimzade nga Azerbajxhani. Ares Ferhati ka mundur me rezultatin 6-4, 6-1 tenistin Djordje Kordic nga Mali i Zi. Në përballjet U14 Vajza, Glora Bushati u mund me rezultatin 0-6, 0-6 nga tenistja Viktoria Nanava nga Gjeorgjia, ndërsa Anjel Hoxha u mund me rezultatin 2-6,1-6 nga Maria Azizyan nga Armenia. Gjithsesi dy tenistët shqiptarë djem kalojnë kështu në çerekfinale, në të cilën Arbër Dano do të përballet me Petar Stankovic nga Mali i Zi dhe Ares Ferhati do të ndeshet me Marko Aleksovski nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë që ekipi kombëtar vijon stërvitjen me trajnerin Tedi Kaso, ne i urojmë shumë suksese në vijim!

Ekipi shqiptar në ceremoninë hapëse të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships” Antalia

Ekipi kombëtar shqiptar U12 dhe U14 i vajzave dhe djemve në ceremoninë hapëse të “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U and 12&U + 12&U Training Camp”, në Antalia,Turqi. Tenistët U14 Djem: Arbër Dano & Ares Ferhati Tenistet U14 Vajza: Anjel Hoxha & Glora Bushati Trajner U14: Tedi Kaso Tenisti U12 Djem: Jonis Gaba Tenistja U12 Vajza: Nergis Nikprelaj Trajnerë U12: Joan Koti & Blearta Ukëhaxhaj Shumë suksese!

Ekipi kombëtar shqiptar U14 dhe U12 në “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships”

Ekipi kombëtar shqiptar U14 dhe U12 i djemve dhe vajzave do të marrë pjesë në kompeticionin “2025 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U and 12&U + 12&U Training Camp”, që do të zhvillohet nga data 3 deri më 12 mars, në Antalia,Turqi. Ekipet kombëtare U14 dhe U12 përbëhen nga lojtarët më të mirë të këtyre grupmoshave. U14 Djem: Arbër Dano & Ares Ferhati U14 Vajza: Anjel Hoxha & Glora Bushati Trajner U14: Tedi Kaso U12 Djem: Jonis Gaba U12 Vajza: Nergis Nikprelaj Trajnerë U12: Joan Koti & Blearta Ukëhaxhaj Në këtë kompeticion marrin pjesë shtete të tilla si Shqipëria, Kosova, Armenia, Azerbaixhani, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi dhe Turqia. I urojmë shumë fat sportistëve tanë!

Ceremonia e fundvitit e FSHT

Është zhvilluar Ceremonia e Fundvitit e organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit, duke festuar për arritjet e vitit 2024 dhe uruar për një vit të ri të mbarë dhe të suksesshëm. Në këtë ceremoni u vlerësuan edhe lojtarët, trajneri dhe klubi më i mirë i vitit 2024. Ju akorduan trofe dhe dhurata lojtarëve sipas listës më poshtë: -Lojtarët e vitit Gresi Bajri Denis Gaba Rea Qinami Kledi Gaba Anatereza Guli Enki Hyseni Alex Prifti Anjel Hoxha Jonis Gaba Nergis Nikprelaj Dasli Kotrri Siara Tola -Ndërsa klubi më i mirë i tenisit për vitin 2024 rezultoi “Shkodra Tennis Club” me trajner Fahrdudin Mehmedoviq. I urojmë suksese në vijim të gjithëve!

Masters U14 & U18

Turneu i fundit i këtij viti “Masters U14 & U18” i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe Tennis Eralb Club në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” gjatë kësaj fundjave ka shpallur fituesit. Konkretisht fitues i kategorisë U18 Djem u shpall Kledi Gaba dhe finalist Denis Gaba. Në kategorinë U14 Djem fitues rezultoi Alex Prifti dhe finalist Arbër Dano. Ndërsa në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Enki Hyseni dhe finaliste Anjel Hoxha. Urime për fituesit dhe suksese të gjithë pjesëmarrësve!