Skerdi Hasa dhe Gresi Bajri, bursa olimpike nga KOKSH
Një lajm fantastik për tenisin Shqiptar. Dy lojtarët model në të gjithë drejtimet por veçanërisht në rezultatet kombëtare e ndërkombetare, sot ju akordua nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bursa olimpike prej 200 US dollarë në muaj për 1 vit, Gresi Bajrit të “Shkodra Tenis” dhe Skerdi Hasa të “Tenis Teuta”. E para është renditur deri nr. 130 në botë për U14 ndërsa i dyti arriti të renditej deri nr. 174 në rankimin e kësaj moshe. Kjo i motivon për rezultate më të larta por vlejnë dhe si model për gjithë sportstët e tjerë të cilët vitet e fundit kanë arritur në një numër të konsideruehëm. I urojme suksese të mëtejshme të gjithë lojtareve të tenisit dhe veçanërisht falenderojmë Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) për mbështetjen e vazhdueshme në motivimin e talenteve dhe rritjen profesionale të tyre. (Gusht 2020)
Skerdi Hasa dhe Gresi Bajri, bursa olimpike nga KOKSH Read More »