Federata Shqiptare e Tenisit

admin

Për masivizimin

Tenis në pedonale – Korçë 6-7 Qershor 2015 Ne datat 6 dhe 7 Qershor, Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me bashkinë Korçë dhe Shoqatën e Tenisit të Qytetit organizojnë dy aktivitete. Aktiviteti i parë më datë 6 qershor ora 10-30 deri ne ora 12-00 tenis për të gjithë në pedonalen e qytetit, pjesmares të gjitha grupmopshat. Aktiviteti i dytë data 6 qershor ora 13-00 me rastin e inagurimit te nje fushe te re tenisi, zhvillohet nje mini turne per moshen nen 16 vjec, Pjesmares ne kete mini turne do te jene kater vajza, dhe kater djem. Ne date 6 do te zhvillohen dy ndeshje djemte dhe dy ndeshje vajzat. Ne date 7 qershor ne oren 10-00 finalja e vajzave, dhe pas finales se vajzave fillon finalja e djemve. Këto aktivitete zhvillohen me mbështetjen e Vodafone.     “Tenis për të gjithë” në Berat 18 Maj 2015 Federata Shqiptare e Tenisit vazhdon aktivitetet për promovimin e tenisit. Këtë radhë me agazhimin shume për tu lavdëruar të Bashkisë Berat, Drejtorisë Arsimore dhe Klubit Shumësportësh Tomori me dhjetëra fëmijë të shkollave 9 vjeçare morën pjesë në aktivitetin “Tenis për të gjithë” në pedonalen e mrekullueshme të këtij qyteti. Ky aktivitet është hapi i parë për përhapjen e këtij sporti dhe krijimin e ekipeve te reja konkurues. Një falenderim i veçantë per Bashkine, Drejtorinë Arsimore dhe Klubin Shumësportësh të qytetit për mirëfunksionimin e aktivitetit që u mbështet edhe nga Vodafone Albania.   Minitenis në shkolla 11 Qershor 2014 Programi i Minitenisit gjen mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ky program i cili ideoet nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit ITF dhe monitorohet nga Federata Shqiptare e Tenisit është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e aftësive psikomotore dhe koordinimit të fëmijëve, masivizon sportin e tenisit dhe është një gur i vyer për evidentimin e talenteve të reja. Zhvillimi i këtij Programi është garanci që në një kohë relativisht të shkurtër të kemi një bazë të mirë lojtarësh që të jenë konkurues në turnetë e shumtë që organizon Tennis Europe për juniorë. Programi i aktivitetit.: 1) 17:00 – 18:00 Demonstrimi i minitenisit në oborrin e shkollës me pjesëmarrjen e fëmijëve të ciklit fillor. 2) 18:00 – 18:10 Përshëndeje nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Federata Shqiptare e Tenisit, Sportistë që kanë dalë nga programi i minitenisit, dhe të tjerë. 3) 17:30 – 20:00 Turneu i tenisit “EDS Foundation” te fushat e tenisit të Tenis Tirana. 4) Në fund, shpërndarja e diplomave dhe trofeve për pjesëmarrësit.   Korça luan Tenis në Panairin e Pranverës 13-14 Prill 2014 Me inisiativën e Klubit të tenisit Skenderbeu me moton “Korça luan Tenis” si dhe me bashkepunimin e Federata Shqiptare e Tenisit dhe Bashkia Korçë në kuadrin e Panairit të Pranverës, u organizua minitenis në zonën e kalimtarëve në qendër të qytetit. Një pjesë e madhe e qytetarëve korçarë ishin të interesuar ti afronin fëmijët e tyre ne sportin e tenisit. Ky organizim konsiderohet një bashkëpunim i shkëlqyer me Bashkinë e Qytetit të Korçës. Një qytet ku tenisi është luajtur më shumë se 100 vjet më parë duket se do të ketë një hap të madh cilësor në një kohë të shkurtër. Së shpejti në këtë qytet do të ndërtohen edhe tre fusha të reja tenisi dhe do të rikonstruktohet fusha egzistuese. Kjo falë bashkëpunimit të komunitetit të tenisit të këtij qyteti dhe Bashkisë së qytetit. Plotësimi i kushteve të stërvitjes është baza për arritjen e rezultateve të larta nga sportistët cilësorë dhe rrit nivelin e jetesës së popullsisë në tërësi. Në fund të aktivitetit të minitenisit në shesh u shpërndanë diplomat dhe trofetë e Turneut të Vajzave 14&U të zhvilluar një ditë më parë.     Dita e Verës më Elbasan 10 Prill 2014 Federata Shqiptare e Tenisit, Bashkia Elbasan dhe Shkolla jopublike “Green School” organiazuan në Ditën e Verës në sheshin e Bezistanit “Tenis në ditën e Verës”. Nga bashkepunimi me autoritetet e bashkisë dhe ato të shkollës si dhe nga interesi i aktorëve dhe spektatorëve i cili ishte shumë i lartë shumë shpejt Elbasani do të sjellë lojtarë tenisi cilesorë sikundër edhe në sportet e tjera.

Për masivizimin Read More »

LEADING BALKAN COACHES ATTEND COURSE IN ALBANIA

The Albanian Tennis Federation is currently hosting an ITF CAP (Coaching Advanced Players) Course in Tirana. Managed by Vitor Cabral, ITF Development Officer for Europe and Goran Shevchenko from the Former Yugoslav Republic of Macedonia, the regional course is being attended by leading coaches from Albania, Bosnia & Herzegovina, FYR Macedonia, Kosovo and Montenegro. Among the delegates are Dimitar Labudovikj, FYR Macedonia’s Fed Cup Captain, Predrag Rusevski, a former Davis Cup player also from FYR Macedonia, Kosovo Fed Cup Captain Arben Islami, Vanja Ibrahimovic 12&U Captain and Jasmin Dzambic – both national coaches from Bosnia & Herzegovina, Granit Barajliu, Davis Cup player from Kosovo, and Mujo Dapcevic, member of the Coaches’ Committee of Montenegro. According to Vitor Cabral, “This is a great opportunity not just for the coaches of these smaller Balkan federations to progress in their education but also to come together to foster cooperation. Most of the countries involved are very small, but they are also very close, making such cooperation a fundamental tool for player development.” The course is taking place from 22nd October to 1st November.

LEADING BALKAN COACHES ATTEND COURSE IN ALBANIA Read More »

Turne të Hapur

Turneu i hapur i Beach Tenisit “Open Pogradec” 20 Shtator 2015 Dita e tenisit në Pogradec që u zhvillua nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Bashkine Pogradec u karakterizua nga një interesim i larte i fëmijeve dhe rinise së qytetit. Në këtë ditë u organizuan dy aktivitete. Tenis për të gjithë në shëtitoren buzë liqenit mblodhi shumë të interesuar rreth tenisit. Ndërkohë që u zhvillua edhe turneu i hapur i Bech Tenisit “Open Pogradec”. Për djem fitues doli Mario Zili dhe në vend të dytë pogradecari Arbër Sulstarova. Ndërkohë për vajza vendi i parë u meritua nga Nikoleta Peti e ndjekur nga Anda Kadia. Një figurë shumë të mirë bënë vajzat korçare dhe vlonjate. Aktiviteti u zhvillua me mbeshtetjen e Vodafone.   Turneu i Beach Tennis-it “Playa del Este” 30 Gusht 2015 Në plazhin e “Playa del Este” në Karpen të Kavajës u zhvillua në datat 29-30 Gusht 2015 turneu i Beach Tennis-it “Playa del Este”. Fitues në kategorinë e djemve doli Genajd Shypheja i “Tenis Tirana” dhe në vend të dytë Martin Muhedini. Në kategorinë e vajzave fituese ishte Nikoleta Peti dhe në vend të dytë Sidni Mullarai. Shume tenistë të vegjel dhe plazhistë të tjerë të pranishëm patën mundësinë që përveçse të kënaqeshin me spektaklin e ofruar, të bëheshin efhe vetë protagonistë në lojërat e zhvilluara. Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Vodafone   Turneu i Beach Tennis-it “Open Orikum” 27 Korrik 2015 Në vijim të aktiviteteve të Beach Tennis, u zhvillua në plazhin e Orikumit turneu i Beach Tennis-it “Open Orikum”. Fitues në kategorinë e djemve doli Genajd Shypheja i “Tenis Tirana” dhe në vend të dytë Rei Pelushi. Në kategorinë e vajzave fituese ishte Nikoleta Peti dhe në vend të dytë Eder Maska e “Tenis Vlora”. Një falenderim shkon për Kompleksin Bojo në Orikum që krijoi mundësitë për zhvillimin e aktivitetit. Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Vodafone.   Turneu i Beach Tennis “Open Vlora” 26 Korrik 2015   U zhvillua në plazhin e qytetit të Vlorës turneu i Beach Tennis “Open Vlora” fitues në kategorinë e djemve doli Rei Pelushi që u ndesh në finale me Gerald Jovani. Të dy tenistë të “Tenis Tirana”. Në kategorinë e vajzave fituse doli tenistja e “Tenis Tirana” Nikoleta Peti që fitoi në finale ndaj tenistes Eder Maskaj të “Tenis Vlora”. Turnetë e Beach Tennis do të zhvendosen ditën e nesërme në plazhin e Orikumit. Nje meritë per organizimin e aktiviteteve ka “Tenis Vlora”. Turnet mundesohen nga kompania Vodafone Albania.   Turneu i hapur Beach Tennis “Shëngjin Open” 14-15 Qershor 2015 Federata Shqiptare e Tenisit organizoi turneun e hapur të beach tenisit “Shengjin Open”. Në këtë turne morën pjesë 16 sportistë. Në përfundim të turneut fitues i vendit të dytë Marjo Zili, fitues i tuneut Gerald Jovani. Ky turne u realizua me mbështetjen e Vodafone dhe Bashkisë Lezhë.  

Turne të Hapur Read More »