Federata Shqiptare e Tenisit

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHT

Në datën 16 Prill 2021, në ambjentet e qendrës kombëtare të tenisit në National Sport Park në Tiranë, u mblodh Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHT sipas rendit të ditës.
1. Fjala e hapjes nga Presidenti i FSHT, Z. Ferdinand Sulo,
2. Raporti financiar dhe miratimi i projektbuxhetit për vitin 2021.
3. Ngritja dhe marrja e detyrës nga Komisioni i Votimit.
4. Miratimi i disa ndryshimeve të Statutit të FSHT.
5. Prezantimi i kandidatěve për organet drejtuese të FSHT.
6. Fjala e kandidatëve për president.
7. Proçedura e votimit. Numërimi dhe shpallja e rezultateve.
8. Fjala përshëndetëse e Presidentit dhe mbyllja e punimeve.
Asambleja miratoi raportin financiar dhe projekt-buxhetin për vitin 2021 si dhe ndryshimet në statut në përputhje me kërkesat e ligjit të ri të sportit sipas udhëzimeve të MASR.
Asambleja zgjodhi Kryesinë e re të FSHT-së të përbërë nga anëtarët,:
1. Dritan Xhaferri
2. Eder Maskaj
3. Elda Vukatana
4. Ilmi Sina
5. Përparim Zano
6. Sokol Hoxha
President i Federatës Shqiptare të Tenisit për periudhën 4-vjeçare në vijim u zgjodh z. Ferdinand Sulo me votat e të gjithë të pranishmëve.
(Prill 2021)
Ndaje me miq