Federata Shqiptare e Tenisit

Ares Ferhati në Gjysmëfinale të “Albania Open 2024 TE Junior Tour 14&Under”

Tenisti shqiptar Ares Ferhati dhe tenisti zvicerian Ivan Volkov arrijnë në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Albania Open 2024 Tennis Europe Junior Tour” U14, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë.

Ferhati dhe Volkov mundën me rezultatin 7-5, 6-0 dyshen e tenistëve italianë Angelo Maria Picano dhe Alex Scarponi duke kaluar kështu në gjysmëfinale.

Urime Aresit për arritjen e këtij rezultati dhe suksese në vijim!

Ndaje me miq