Alex Prifti arrin të triumfojë në të dy kategoritë e turneut të zhvilluar në qytetin e Korçës, ndërsa finalist i këtij turneu u shpall Ares Ferhati.
Në kategorinë Vajza Singles, fituese u shpall Marina Qeramixhiu e cila mundi në finale me rezultatin 6-4, 6-2 Greta Xhinakun.
Organizimi i këtij turneu ishte nën drejtimin e z. Ervin ROTA (zyrtar i turneut) dhe z. Aiger SULO (kryegjyqtar).
Urojmë fituesit dhe i urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve!