Federata Shqiptare e Tenisit

Igoumenitsa TEJT – U14; Anjel Hoxha gjysmëfinaliste dhe Alex Prifti e Ares Ferhati çerekfinalistë të turneut ndërkombëtar

Ekipi shqiptar i U14 është përfaqësuar denjësisht në turneun ndërkombëtar “Igoumenitsa Tennis Europe Junior Tour – Category 3” që u zhvillua në Igumenicë të Greqisë gjatë kësaj jave.

Tenistja shqiptare Anjel Hoxha u shpall gjysmëfinaliste në përballjet Vajza Singles, pasi fitoi me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj tenistes greke Marilena Bali. Po ashtu Anjel arriti edhe në gjysmëfinale Vajza Doubles.

Tenistët Ares Ferhati dhe Alex Prifti u shpallën çerekfinalist në përballjet Djem singles, ku Ares Ferhati mundi me rezultatin 6-4, 0-6, 6-4 tenistin grek Pheovos Dimitrios Ioannidis dhe Alex Prifti mundi me rezultatin 6-0, 6-1 tenistin gjerman Ermis Emmanuil Schmitt.

I urojmë suksese të mëtejshme tenistëve tanë!

Ndaje me miq