Ky është rezultati i kampionatit kombëtar të organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit zhvilluar në ambientet e “National Sport Park” në Tiranë.
Ndërkohë në vendin e dytë për femra është renditur Grejsi Bajri, kurse për meshkuj Arbër Sulstarova.
Më të mirët të renditur në këto kampionate do të jenë pjesë e ekipeve kombëtare që do të përfaqësojnë në kampionatet botërore për meshkuj dhe femra.
Kombëtarja e femrave do të ketë në gjirin e saj tenistët, Kristal Dulen, Grejsi Bajrin, Brunilda Mrruku, Juna Danin dhe Rea Qinani. Ky ekip do të marrë pjesë në kualifikueset për “Billy Jean King Cup“ që do të zhvillohet në Lituani. Kurse ekipi i meshkujve, në përbërje të të cilit janë Elbi Mjeshtri, Daniel Ostap, Martin Muhedini dhe Arbër Sulstarova, do të marrin pjesë eleminatoret e kampionatit botëror të tenisit, ndeshjet e të cilit do të zhvillohet në Shkup.
Ja dhe pritshmëritë e presidentit Ferdinand Sulo për kombëtaren e Shqipërisë. “Synojmë rritjen e cilësisë sportive dhe përballimin me dinjitet të ekipeve kundërshtare, ku janë mbi 20 ekipe pjesëmarrëse. Jemi modest në pretendimet tona”.
Por pritshmëri kanë dhe kampionët Dule dhe Muhedini. “Presim të ngjitemi më lart, synojmë të fitojmë dy përballje në grup, do të ishte një arritje për ne”, ka deklaruar Muhedini.
Ndërsa Dule është shprehur. “Them që do luajmë shumë mirë, më pas të shikojmë. Është hera e parë parë për ne në një kompeticion të tillë.”
(Qershor 2021)