Еkipi kombëtar shqiptar i kategorisë U14 mbyll javën e trajnimit, në Prostejov të Çekisë, me trajnerin e mirënjohur Jiri Novak (ish-lojtar profesionist me renditje nr.5 ATP).
Tenistët tanë: Kledi Gaba, Damian Methasani, Ajri Hoxha dhe Emili Bilali patën mundësinë të stërviten në mënyrë intensive përgjatë këtyre ditëve në “Tenis Klub Prostejov ” Çeki.
Ekipi shqiptar ishte nën kujdesin e trajnerit kombëtar Tedi Kaso.
Federata Shqiptare e Tenisit shprehet falenderuese ndaj Tennis Europe, bashkëpinimi me të cilën solli realizimin e këtij kursi të vlefshëm për rritjen e nivelit profesional të ekipi tonë U14.