Denis Gaba shpallet fitues i turneut “8 BEST Tournament 2025” për të rritur

Denis Gaba shpallet fitues i turneut “8 BEST Tournament 2025” për të rritur, të organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Tetë lojtarët më të mirë të kategorisë për të rritur u përballën mes tyre për trofeun e këtij turneu, i cili rezultoi me shpalljen si gjysmëfinalistë të Enian Mehmetit dhe Genajd Shyphejas, finalist të Martin Muedinit dhe fitues të Denis Gabës, me rezultatet si më poshtë: Gjysmëfinale: Denis Gaba – Genajd Shypheja 6-0, 6-3 Martin Muedini – Enian Mehemeti 6-1, 6-2 Finale: Denis Gaba – Martin Muedini 6-3, 6-2 Falënderojmë lojtarët pjesëmarrës për ndeshjet e bukura dhe plot emocion!
Shkodra Indoor II 2025 – U12 & U16

Shpallen fituesit e turneut “Shkodra Indoor II 2025” për kategorinë U12 dhe U16 Djem/Vajza, i mbajtur në Adriatic Tennis Park në Shkodër dhe organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: U16 DJEM Denis Gaba Hernando Max Ramirez Baez U16 VAJZA Ariel Sulovari Rania Bushati U12 DJEM Jonis Gaba Floid Kaso U12 VAJZA Siara Tola Lena Raonic Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!
Shpallen fituesit e Turneut të Pavarësisë 2025 për kategorinë ROG

Shpallen fituesit e Turneut të Pavarësisë 2025 për kategorinë ROG, Vajza dhe Djem, që u zhvillua me rastin e festave kombëtare, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë, si bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Tennis Eralb Club. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: RED VAJZAT Lana Krlovic Uendi Zyli ORANGE VAJZAT Mona Tola Reina Sukaj GREEN VAJZAT Katalea Preni Helia Hysaj ORANGE DJEMTË Raiden Ymeri Adam Baba GREEN DJEMTË Serzh Balluku Alan Pelinku Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!
Ekipi “Tirana Tennis Academy” shpallet kampion i Kampionatit Kombëtar Ekipor 2025

Gjashtë klube tenisi nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u përballën gjatë ditëve të fundit në Kampionatin Kombëtar Ekipor, i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Ekipi “Tirana Tennis Academy”, i shpallur fitues, përbëhej nga lojtarët: Genajd Shypheja, Martin Muedini, Arjan Bakalli, Arjan Shanaj dhe Arben Xhaferri. Finalist u rendit ekipi “Tennis Eralb Club – NSP”, me lojtarët: Denis Gaba, Tedi Kaso, Majlind Agalliu, Vasillaq Kristo dhe Mirsad Curri. Finalja mes dy ekipeve përfundoi me rezultatet si më poshtë: Martin Muedini – Tedi Kaso 6-2, 6-4 Genajd Shypheja – Denis Gaba 3-6, 3-6 M. Muedini / G. Shypheja – D. Gaba / T. Kaso 6-2, 4-6, 10-6 Gjysmëfinalistë u shpallën ekipet e klubeve “Tennis Plus” dhe “Vasil Shanto”. Përgëzojmë gjithashtu për lojën e bukur ekipet “Tenis Korça” dhe “Tenis Teuta”. Falenderojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe urime fituesve!
Kursi ITF/OS “Coaching Beginner & Intermediate Players” në Tiranë

Federata Shqiptare e Tenisit ka përfunduar me sukses kursin ndërkombëtar ITF/OS Coaching. Beginner & Intermediate Players, i zhvilluar për disa ditë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Ky kurs u realizua në bashkëpunim me International Tennis Federation (ITF) dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), duke sjellë në Shqipëri një program intensiv me standarde ndërkombëtare. Mbi 20 trajnerë nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në këtë trajnim. Kursi përfshiu 86 orë mësime teorike dhe praktike, të fokusuar në metodikat moderne të trajnimit për nivelet fillestare dhe ndërmjetme. Sesionet u drejtuan nga ekspertët e ITF, Senad Jusufi dhe Edita Liachoviciute, të cilët ndanë përvojën e tyre shumëvjeçare me trajnerët pjesëmarrës. Në përfundim të kursit, trajnerët iu nënshtruan vlerësimeve praktike dhe teorike, pas të cilave u zhvillua ceremonia e certifikimit. Ky program synon forcimin e kapaciteteve të trajnerëve, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zgjerimin e bazës së tenisit në vend, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e talentëve të rinj. Faleminderit ITF dhe KOKSH për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin në zhvillimin e tenisit shqiptar.
Është përmbyllur turneu “Shkodra Indoor 2025” për kategorinë ROG dhe U18

Është përmbyllur turneu “Shkodra Indoor 2025” për kategorinë ROG dhe U18 i mbajtur në Adriatic Tennis Park gjatë datave 15-16 Nëntor 2025, i organizuar nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Tenisit. Fituesit dhe finalistët e turneut sipas kategorive: ORANGE VAJZAT Olea Gjoka Moana Tola ORANGE DJEMTË Kaon Baruti Alan Pelinku GREEN VAJZAT Ksenija Vukelj Aria Simiçia GREEN DJEMTË Alfred Musliji Dario Purlija U18 VAJZAT Iva Camaj Jana Pesic U18 DJEMTË Arber Dano Mal Karakashi Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!
Festivali Rajonal i Tenisit 2025 – U14 & U18

“FESTIVALI RAJONAL I TENISIT 2025 – U14 & U18” i zhvilluar këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë “National Sport Park” si bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Tennis Eralb Club shpall fituesit. -Djem U18 Fitues: Kledi Gaba Finalist: Denis Gaba Rezultati: 6-4,6-4 -Djem U14 Fitues: Ares Ferhati Finalist: Jonis Gaba Rezultati: 6-1,6-4 -Vajza U14 Fitues: Ola Dano Finalist: Nergis Nikprelaj Rezultati: 6-2, 6-4 Urime fituesve dhe suksese të gjithë tenistëve!
KAMPI STËRVITOR KOMBËTAR U14 2025

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me ITF (International Tennis Federation) dhe Tennis Europe, organizoi edhe këtë vit Kampin Stërvitor Kombëtar 14&U 2025 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gjatë disa ditëve intensive, kampi mblodhi lojtarë dhe trajnerë të grupmoshës U14 nga e gjithë Shqipëria, të udhëhequr nga trajneri kryesor Përparim Zano, me asistencën e trajnerëve nga qytete të ndryshme të vendit. Qëllimi i këtij projekti ishte përmirësimi i performancës sportive të lojtarëve për turnetë e ardhshëm, si dhe zhvillimi i sjelljes së tyre sportive, brenda dhe jashtë fushës. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë lojtarët dhe trajnerët që kontribuan në suksesin e këtij kampi.
Shpallen fituesit e turneut të përvitshëm “ALBANIAN OPEN 2025” për kategoritë U12 dhe Të Rritur

Shpallen fituesit e turneut të përvitshëm “ALBANIAN OPEN 2025” për kategoritë U12 dhe Të Rritur, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club këtë fundjavë në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” Tiranë. Fituesit dhe finalistë Të Rritur: Të Rritur Djem: Fitues Denis Gaba me rezultatin 3-6, 7-5, 6-4 ndaj finalistit Martin Muedini. Të Rritur Vajza: Fituese Enki Hyseni me rezultatin 6-4, 6-1 ndaj finalistes Anjel Hoxha. Gjysmëfinalistë Djem: Genajd Shypheja & Alex Prifti. Gjysmëfinaliste Vajza: Ola Dano & Ariel Sulovari. Fituesve, finalistëve dhe gjysmëfinalistëve Të Rritur ju shpërndanë edhe Premiot respektive. Fituesit dhe finalistë U12: U12 Djem: Fitues Jonis Gaba me rezultatin 6-0, 6-4 ndaj finalistit Floid Kaso. U12 Vajza: Fituese Siara Tola me rezultatin 6-4, 5-7(3-10) ndaj finalistes Nergis Nikprelaj. Fituesve dhe finalistëve U12 ju shpërndanë dhuratat përkatëse. Urime e suksese të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës!
Glora Bushati shpallet fituese e ADRIATIC TENNIS PARK 2025 14&U

Është zhvilluar turneu “Adriatic Tennis Park 2025” për grupmoshën U14 për vajza nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit në Adriatic Tennis Park, Shkodër. Fituese doli Glora Bushati pasi në finale mposhti tenisten nga Rusia, Nika Kolokolova në fazen e eleminimit. Urime dhe suksese!